31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

18 - Plagët e gjuhës nuk shërohen kurrë dhe ajo që prehet me anë të gjuhës

nuk kthehet asnjëherë në vendin e saj. Kur fjala lëndon zemrën, ajo nuk mund

të shërohet për një kohë të gjatë dhe kjo arrihet vetëm pas një trajtimi intensiv.

19 - Ka njerëz të cilët nderohen vetëm për shkak të kujdesit që kanë në të folur

dhe ka të tillë që poshtërohen vetëm për shkak të moskujdesit në të folur.

Ndërsa, i mençuri nuk mund të jetë me të poshtëruarit.

20 - Ibn Sirin ka thënë: “Fjalët e tepërta peshojnë më rënd sesa gënjeshtra

e komikut.”

03. Fjalë të arta rreth

mençurisë dhe të mençurve.

01 - Ebu Hatim ka thënë: “Nuk di asnjë hadith autentik nga Profeti sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem në lidhje me mençurin, ngase ata të cilët kanë

transmetuar në lidhje me këtë, fjalët e tyre nuk merren (v.p.: dijetari

përmend një numër transmetuesish të të cilëve nuk u merret hadithi).”

02 - Është mençuri dashuria e njeriut ndaj moralit të mirë dhe urrejtja ndaj të

këqijave.

03 - Me mençuri arrihet lumturia, largohet monotonia e vetmisë dhe ikën

varfëria. Nuk ka asnjë pasuri më të vlefshme sesa ajo; nuk plotësohet feja e

njeriut pa mençuri.

04 - Habib el-Xhal-lab ka thënë: “Është pyetur Ibnul-Mubarak për gjënë më të

mirë që i është dhënë njeriut, ai tha: “Mençuria e thellë.” Pastaj i thanë: “Në

qoftë se nuk e ka këtë?” Ai tha: “Sjellja e mirë.” Pastaj i thanë: “Nëse ai

nuk ka këtë?” Ai tha: “Vëllai i cili e udhëzon në rrugë të drejtë.” Pastaj i

thanë: “E nëse nuk e ka këtë?” Ai tha: “Heshtja e gjatë.” Pastaj i thanë:

“Në qoftë se ai nuk e ka as këtë?” Ai tha: “Vdekja e shpejtë.”

05 - Mençuria është dy llojesh: E natyrshme dhe e fituar. Mençuria e

natyrshme është si toka, e ajo e fituar është si uji. Me mençurinë e natyrshme,

njeriu nuk mund të arrijë deri tek zgjedhja dhe veprimi i duhur nëse nuk

posedon edhe mençurinë e fituar, ngase kjo e fundit e drejton dhe e përgatit të

natyrshmen nga mos të rënit në mëkate. Mençuria e natyrshme tek njeriu

është sikurse degët e një peme, kurse mençuria e fituar është ushqimi i frutave

të saj.

06 - I mençuri është i detyruar ta ushqejë mençurinë e tij me urtësi (dije) më

shumë sesa që e ushqen trupin e tij me ushqim. Ushqimi i trupit është të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!