31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

bënin propagandë duke thënë se ai dhe ndjekësit e tij e urrenin Pejgamberin

(sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe eulijatë, si dhe i mohonin mrekullitë e

eulijave. Disa njerëz injorantë e të njëanshëm i morën si të vërteta këto akuza

dhe kështu ata i nxitën Egjiptianët dhe Turqit që të luftonin kundër ndjekësve

të Shejkhut. Për pasojë, vendi u rrënua nga trazirat dhe lufta.

Midis forcave Turke e Egjiptiane nga njëra anë dhe forcave të Saudit në anën

tjetër u zhvillua një luftë e madhe. Kjo luftë zgjati për një kohë të gjatë (që nga

viti 1226 e deri në vitin 1233 Hixhrij). Ajo ishte një luftë e ashpër që u zhvillua

ndërmjet forcave të së pavërtetës dhe forcave të së vërtetës.

Imami Shejkh Muhamed bin ‘Abdul-Uehab u ngrit vetëm për ngadhënjimin e

Islamit, udhëzimin e njerëzve në Teuhid, refuzimin e supersticioneve dhe

bidave që kishin kapluar Islamin, vendosjen e të vërtetës me detyrim dhe

shporrjen e të pavërtetës, urdhërimin për të mirë dhe ndalimin e të keqes.

Akideja e tij ishte e njëjtë me atë të të Parëve tanë të Mirë (es-Selefus- Salih): ai

besonte në Allahun dhe në Emrat dhe Cilësitë e Tij, besonte melaiket e Tij, të

Dërguarit e Tij, Librat e Tij, Ditën e Gjykimit, Kaderin me të mirën dhe të keqen

që vjen prej tij. Ai ishte në rrugën e Imamëve të Umetit në kuptimin dhe

besimin që kishte ai për sa i pëket Teuhidit, në përkushtimin që kishte në

adhurimin e Allahut të vetëm, në besimin e Emrave dhe Cilësive të Allahut

ashtu siç i ka hije Madhështisë së Tij - pa i mohuar dhe pa i përngjasuar me

ato të krijesave. Ai besonte poashtu Ringjalljen, dhënien e Llogarisë,

Shpërblimin me Xhenet dhe Xhehenem etj, duke qenë strikt në përputhje me

Akijden e Selefëve. Për sa i përket Imanit, ai - ashtu si Selefët - besonte se

Imani shtohej e pakësohej; shtohej me bindje ndaj Allahut dhe pakësohej nga

gjynahet. Në të gjitja këto, Shejkhu ndoqi me përpikmëri të Parët tanë të Mirë

qoftë nga ana teorike ashtu edhe në anën praktike. Ai nuk devijoi kurrë nga

rruga e tyre dhe as nuk kishte besime të tija të veçanta, përveç se besimet e të

Parëve tanë të Mirë dhe Shokëve të Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Shejkhu u mundua tej mase në misionin e tij duke thirrur njerëzit në besimin

dhe rrugën që sapo përmendëm, predikoi dhe luftoi derisa Feja e Allahut u bë

më e larta.

Kur i thirri njerëzit për tek Allahu apo kur urdhëronte të mirën dhe ndalonte të

keqen, ai në fakt ishte duke kryer detyrën e tij si Musliman. Kështu, Allahu i

hoqi bidatet dhe supersticionet nga Nexhdi dhe shtroi rrugën për Teuhidin dhe

thirrjen Islame në botën Muslimane nëpërmjet duarve të tij.

Prandaj, shkaqet e konfliktit midis Shejkhut dhe kundërshtarët e tij ishin të

qarta, siç i përmendëm edhe më përpara:

01. Refuzimi që bëri ai kundër Shirkut dhe thirrja për në Teuhidin e pastër e të

kulluar.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!