31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

interesat e tij në dynja; ai i thërriste njerëzit dhe i udhëzonte në Rrugën e

Allahut, por merrej edhe me tregëti dhe industri të ndryshme që ishin të

dobishme për të dhe për vendin e tij.

Pasi e kryen misionin e tyre në Nexhd, thirrësit dhe familja Al-Saud e shtrinë

thirrjen drejt Mekës, Medines dhe Jugut të Gadishullit Arabik. Ata u dërguan

telegrame dijetarëve në Dy Qytetet e Shenjta disa herë. Por thirrja e tyre nuk

pati rezulatat dhe njerëzit vazhduan më tej me veprat e tyre të Shirkut, si

ndërtimi i tyrbeve mbi varre, nderimi i tyrbeve dhe kërkimi i ndihmës nga ata

që ishin varrosur në këto varre.

Njëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së Shejkh Ibn ‘Abdul-Uehabit, Imami Saud bin

‘Abdul-‘Azijz bin Muhamed u nis për në Hixhaz. Rrugës për në Mekë ai u ndesh

me popullin e Ta’ifit. Princi ‘Uthman bin ‘Abdur-Rrahman el- Medejfi kishte

luftuar kundër tyre me një ushtri - përfshi këtu edhe popullin e Nexhdit etj. - i

cili ishte dëbuar nga princi i Dar’ijes, Imam Saud bin ‘Abdul-‘Azijz bin

Muhamed. Ata e ndihmuan atë derisa ai pushtoi Ta’ifin dhe dëboi guvernatorin

e qytetit. Atje u ngrit thirrja për tek Allahu, udhëzimi i njerëzve tek e vërteta,

ndalimi i shirkut dhe iu dha fund adhurimit të Ibn ‘Abbasit (radij-Allahu

‘anhuma) dhe adhurimi i njërzve të tjerë nga ana e popullit injorant të Ta’ifit.

Pastaj Imam Saudi u nis për në Mekë me urdhër të babait të tij, ‘Abdul- ‘Azijzi.

Ushtria e rrethoi Mekën dhe kur guvernatori i saj u vu në dijeni për këtë ai ia

mbathi për në Xhide. Atëherë Saudi me vëllezërit e tij u futën në qytet dhe e

pushtuan Mekën pa luftuar në mëngjesin e ditës së parë të muajit Muharrem,

në vitin 1218 Hixhrij. Në Mekë ata ngritën thirrjen për tek Allahu dhe i

shkatërruan të gjitha tyrbet që ëshin ngritur mbi varrin e Khadixhes etj.

Gjithashtu, ata vendosën aty dijetarë, mësues, udhëzues dhe gjykatës për

dhënien e vendimeve dhe gjykimeve në përputhje me Ligjin Islam.

Më mbas, pas një kohe të shkurtër u pushtua edhe Medineja nga Saudi në

vitin 1220 Hixhrij. (Kështu, të dyja Qytetet e Shenjta mbetën nën sundimin

e Saudit). Në Medine gjithashtu u vendosën mësues dhe udhëzues, si dhe u

ringrit drejtësia dhe gjykimi me Ligjin Islam. Ata u treguan dashamirës me

njerëzit, veçanërisht me të varfërit dhe nevojtarët. Ata u dhanë atyre ndihmë

ekonomike, respekt, u mësonin Kur'anin dhe i udhëzuan drejt mirësisë.

Gjithashtu, ata i respektuan dijetarët që ishin atje dhe i inkurajuan që të

mësonin dhe udhëzonin popullin.

Kjo gjendje vazhdoi deri në vitin 1226 Hixhrij, kur ushtria Egjiptiane që ishte

bashkuar me ushtrinë Turke marrshuan drejt Hixhazit për të luftuar kundër

Saudit dhe për t’i nxjerrë ata nga Dy Qytetet e Shenjta. Kjo ndodhi për disa

arsye. Siç u përmend më përpara, armiqtë ishin ziliqarë dhe njerëz të marrë që

nuk gjykonin drejtë. Disa politikanë deshën që t’i jepnin fund kësaj lëvizjeje

sepse ata u frikësuan se mos u humbisnin pozitat dhe interesat e tyre.

Prandaj, ata hodhën akuza të pabaza kundër Shejkhut dhe ndjekësve të tij; ata

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!