31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

urdhëruar Allahu; urdhërohej e mira dhe ndalohej e keqja; paqja dhe siguria

mbizotëronte kudo nëpër fshatra e qytete, nëpër rrugë e në shkretëtira;

beduinët u lanë brenda kufijve të tyre dhe Shejkhu përcolli mes tyre mesazhin

e tij.

Pastaj Shejkhu dërgoi udhëzues dhe thirrësa në zonat që shtriheshin në

shkretëtirë dhe në rrethinat jashtë qyteteve. Ai dërgoi gjithashtu mësues,

këshilltarë dhe gjykatësa nëpër qytete e fshatra. Kjo begati e madhe dhe rruga

e drejtë u shtri në të gjithë Nexhdin dhe atje mbizotëronte e vërteta dhe Feja e

Allahut.

Pas vdekjes së Shejkhut, bijtë e tij, nipërit, studentët dhe përkrahësit e tij e

vazhduan misionin dhe luftën e tij në rrugë të Allahut. Në krye qëndronte djali i

tij dhe njëkohësisht dijetari i fashëm, Imam ‘Abdullah bin Muhamed, si dhe

bijtë e tjerë, Shejkh Husejn bin Muhamed, Shejkh ‘Ali bin Muhamed dhe

Shejkh Ibrahim bin Muhamed. Nipërit e tij ishin: Shejkh ‘Abdur-Rrahman bin

Hasen, Shejkh ‘Ali bin Husejn dhe Shejkh Sulejman bin ‘Abdullah bin

Muhamed. Dhe mes studentëve të tij ishte Shejkh Hammad bin Nasir bin

Muammer dhe shumë dijetarë të tjerë të Dar’ijes.

Të gjithë ata morën përsipër detyrën e predikimit dhe përhapjen e Fesë së

Allahut nëpërmjet dërgimit të letrave, shkruajtjen e librave dhe luftimin e

armiqve. Arsyeja e vetme përse kundërshtarët e tyre kishin armiqësi me këta

thirrësave ishte për shkak se këta i thërrisnin njerëzit në Teuhid, në adhurimin

e Allahut të vetëm me sinqeritet, në shkatërrimin e tyrbeve dhe xhamive që

ishin ngritur mbi varre, në vendosjen e qeverisjes Islamike, zbatimin e kodit

penal Islam, urdhërimin e të mires dhe ndalimin e të keqes - dhe asgjë tjetër.

Pra, shkurtimisht, thirrësat e udhëzuan popullin në njësimin e Allahut në

adhurim, i paralajmëruan ata kundër formave të ndryshme të shirkut dhe i

detyruan ata që të zbatonin Ligjin Islam. Gjithashtu, u dha urdhëri që kushdo

që refuzonte mesazhin e Teuhidit dhe këmbëngulte në Shirk pasi që iu bë e

qartë e vërteta me fakte e argumente, ai do të luftohej derisa t’i dorëzohej të

vërtetës bashkë me popullin e tij. Ata e paralajmëruan popullin kundër

bidateve dhe supersticioneve që nuk ishin ligjëruar nga Allahu, siç ishte

ndërtimi i tyrbeve mbi varre, kërkimi i gjykimit nga Tagutët apo nga ata që nuk

gjykonin me Islam, kërkimi i ndihmës nga magjistarët dhe fallxhorët dhe

besimi i tyre... e mjaft gjëra të tjera. Por Allahu i largoi të gjitha këto gjëra nga

duart e Shejkhut dhe përkrahësit e tij.

Xhamitë u gjallëruan nga mësimi i Kur'anit dhe Sunetit, historisë Islame dhe

studime të tjera. Njerëzit filluan të interesoheshin për kërkimin e diturisë,

udhëzimit dhe predikimit. Kurse disa të tjerë u morën me agrikulturë dhe

tregëti; ata ndërthurën punën me diturinë dhe dynjanë me fenë. Kështu, njeriu

mësonte dhe lexonte libra, por në të njëjtën kohë ai punonte në fermën apo

punishten e tij. Me fjalë të tjera, ai punonte njëkohësisht për fenë e tij dhe për

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!