31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Më mbas, në vitin 1158 Hixhrij nisi Xhihadi me shpatë. Dihet mjaft mirë se

nëse predikuesi që thërret njerëzit për tek Allahu nuk ka ndonjë forcë ku të

mbështetet dhe të mbrojë të vërtetën, atëherë misioni i tij shumë shpejt do të

gjunjëzohet, fama e tij do të venitet dhe për pasojë numri i ndjekësve të tij do të

pakësohet. Rëndësia që kanë armët dhe fuqia është mëse e ditur për rezultatet

që japin në përhapjen e predikimit, duke nënshtruar kundërshtarët me të

pavërtetën dhe duke përkrahur të vërtetën.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

“Ne i çuam të dërguarit Tanë me prova të qarta dhe bashkë me ta zbritëm

Librat (e shenjtë) dhe peshoren (e drejtësisë): që njerëzit të veprojnë drejt.

Ne e zbritëm hekurin, në të cilin ka (material për) luftë të fuqishme dhe

dobi (të tjera) për njerëzit, me qëllim që Allahu të njohë ata që e

ndihmojnë Atë dhe të dërguarit e Tij pa e parë Atë. Me të vërtetë, Allahu

është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.” (El-Hadid, 25.)

Në ajetin e mësipërm, Allahu tregon se Ai e dërgoi të Dërguarit me argumente

të qarta. Këto ishin argumentet me të cilat ata sqaruan të vërtetën dhe hodhën

poshtë të pavërtetën. Ai gjithashtu u shpalli të Dërguarve Librin që përmbante

udhëzimin dhe shpjegimin e qartë. Ai zbriti gjithashtu Peshoren. Ajo është

drejtësia e cila del në mbrojtje të atij që është shtypur nga zullumqari, ruan të

vërtetën dhe përhap udhëzimin; me dritën e kësaj drejtësie njerëzit sillen me

njëri-tjetrin me besnikëri dhe mirësi. Ai solli gjithashtu hekurin në të cilin ka

forcë. Dhe kjo forcë është për të frikësuar dhe për t’i shtypur ata që

kundërshtojnë të vërtetën. Kështu që, hekuri vihet në përdorim kundër atyre

njerëzve tek të cilët nuk japin rezultat argumentet dhe shpjegimi. Pra, me të

përkrahet e vërteta dhe shtypet e pavërteta.

Çdo njeri me logjikë të shëndoshë nxjerr mësim nga argumentet e qarta dhe e

pranon të vërtetën me faktet e saj. Ndërsa zullumqari dhe keqbërësi që ndjek

epshet e tij nuk mund të ndalohen përveç se nëpërmjet shpatës.

Prandaj, Shejkhu u përpoq me predikimin dhe Xhihadin e tij për

pesëmbëdhjetë vjet që nga viti 1158 Hixhrij e deri kur vdiq në vitin 1206

Hixhrij. Ai vuri në përdorim në misionin e tij të gjitha metodat: xhihadin,

predikimin, rezistencën, diskutimet dhe debatet, sqarimin me Kur'an dhe

Sunet dhe udhëzimin drejt rrugëve të lejuara që ka treguar Pejgamberi (sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem), derisa njerëzit pranuan që të bindeshin, hynë në

Fenë e Allahut, shkatërruan tyrbet dhe xhamitë që kishin ngritur mbi varre

dhe ranë dakort për gjykimin e çështjeve të tyre sipas Sheriatit Islam, duke

hedhur poshtë të gjitha ligjet dhe rregullat që kishin zbatuar baballarët dhe

stërgjyshërit e tyre.

Kështu që, xhamitë u riaktivizuan me namaze dhe tubime të dijes; zekati

paguhej rregullisht; njerëzit agjëronin në muajin e Ramadanit ashtu siç kishte

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!