31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E pesta: Kjo thënie tanimë është nga gjërat shkatërruese tek bidatçitë, përmes

saj e refuzojnë fjalën e Ehlusunetit dhe Xhematit. Sa që çdo fjalë e dijetarit që

paralajmëron nga bidati që kanë ra në të, apo nga gabimi që ata e veprojnë, ata

e mbrojnë fjalën e tyre dhe paralajmërojnë nga fjala e dijetarit me pretekst së ai

nuk është nga dijetarët e mëdhenj.

Andaj, është obligim të refuzohen bidatçitë dhe të paralajmërohet prej

metodologjive të tyre, që përmes tyre e luftojnë hakun dhe pasuesit e tij.

E gjashta: Kuptimi i kësaj thënie është: Nuk ka të drejtë në refuzimin e

gabimit, në të cilin kanë ra këta që quhen Thirrës (Duat), qofshin individ apo

grupe, me përjashtim nëse (ai që i refuzon) është tek ta prej dijetarëve të

mëdhenj!

Kjo nuk është e vërtetë, në përgjithësi bie në kundërshtim me fjalën e

Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Kush prej juve sheh ndonjë të keqe,

le ta largoj me dorën e tij, e nëse nuk mundet, atëherë me gjuhen e tij, e nëse

nuk mundet, atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët”.

E shtata: Allahu i lartësuar ka urdhëruar për t’i pyetur dijetarët që mbështeten

në Kur’an dhe Sunet (ata që janë përkujtues) dhe nuk e ka bërë kusht të jenë

të njohur apo prej dijetarëve të mëdhenj, për këtë ka thënë i Lartësuari: “Ne as

para teje nuk dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve u dhamë shpallje.

Andaj, pyetni dijetarët e Librit nëse ju nuk e dini. (I patëm dërguar) Me

argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritem Kur’anin që t’u shpjegosh

njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë që ata të mendojnë”

(Nahl 43-44).

E teta: Kur dijetari ta cek ty bidatin apo gabimin e këtij apo atij njeriu që ka

renë në të, ai të tregon për gjendjen e tij, kurse lajmi i të besueshmit është i

pranuar (makbul), përveç nëse e kundërshton një tjetër po ashtu i besueshëm

sikur ai. Dhe në këtë çështje nuk kushtëzohet që njeriu të jetë nga dijetarët e

njohur apo te jetë prej dijetarëve të mëdhenj.

Pra, këtë nuk e ka potencuar askush prej dijetarëve në rregullat e pranimit të

lajmit, kurse pohimi i kësaj është dalja nga ajo që e kanë pohuar dijetarët.

E nënta: Gjendja reale e këtij thanësi tregon së ai dëshiron miratimin e bidatit

dhe mos urrejtjen e tij. Sepse, ti edhe nëse i sjell atij fjalët e dijetarëve të

mëdhenj kundër këtij bidati, apo kundër kësaj thënie të kotë, apo në lidhje me

sqarimin e gabimit të këtij njeriut ose dikujt tjetër, ai po ashtu nuk e pranon,

mirëpo do të përdor mënyrë tjetër për ta refuzuar, siç është:

O vëllai im, ky shejh po ndikohet nga ata që janë për rreth tij!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!