31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nga shprehjet e pa qarta.

Autor: Shejh Muhamed Bazimul, hafidhahUllah

Burimi: (Ibarat Mevhemeh f.57-58)

Thënia e disave: “Ky dijetar nuk është nga dijetarët e mëdhenj”

Këtë thënie shpesh e përsërisin disa njerëz kur dëshirojnë ta refuzojnë ndonjë

fjalë që e kanë thënë dijetarët, apo kur dëshirojnë ta largojnë dike nga dëgjimi i

këtij dijetari, apo marrja e diturisë prej tij, posaçërisht nëse çështja është nga

lloji i ndalimit nga e keqja, paralajmërimi nga bidati dhe dhënia e vërejtjes për

ndonjë gabim.

Kjo është e kotë, është nga cytjet e djallit, i cili mundohet ta largoj njeriun nga

dëgjimi i të vërtetës apo pranimi i saj. Pra, kjo është thënie e pa pranuar në

shumë aspekte:

E para: Parimisht nuk refuzohen fjala për shkak të personave, por pranohet

fjala dhe refuzohet varësisht prej pajtueshmërisë së saj me të vërtetën dhe

varësisht prej kundërshtimit të saj me të kotën. Nëse bie në pajtim me të

vërtetën e pranojmë, e nëse e kundërshton të vërtetën e refuzojmë.

Kurse, të refuzohet fjala e dikujt veç pse ai nuk është nga dijetarët e mëdhenj,

nuk bën,për shkak së me këtë refuzohet parimi në esencë, e ai është: E vërteta

nuk njihet me burra.

E dyta: Nëse personi është nga dijetarët e mëdhenj nuk do të thotë që fjala e tij

është hak, po ashtu personi që nuk e ka arrit shkallën e dijetarëve të mëdhenj

nuk do të thotë gjitha fjalët e tij janë të kota (Batil), siç transmetohet nga imam

Maliku, RahimehUllah: “Nuk ka asnjë prej nesh, përveç së refuzues dhe të

refuzuar (nuk i merret fjala), me përjashtim këtij njeriu në varr (ka pas për

qëllim Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”

Çështjen e ka kthyer tek shikimi në argument i thanësit dhe pajtueshmërisë së

tij me të vërtetën apo të kundërtën e kësaj.

E treta: Kjo thënie ndikon që njerëzit të largohen nga dijetarët dhe të humben

të drejtat e dijetarëve, përderisa dijetari nuk është i njohur tek ta, apo ata nuk i

kushtojnë rëndësi atij, apo dijetari nuk është i njohur.

E katërta: Kjo thënie ka elemente të edukatës së mangët sa i përket hakut me

dijetarët, kurse, duhet të ruhet nderi i tyre, si dhe çështja është varësisht prej

gjendjes së tyre duke u bazuar në Kur’an dhe Sunet sipas asaj që ishin Selefi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!