31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Edhe nëse dëmtohesh, përpiqu që mos t’i largosh zemrat, sepse ky është

ndikimi i diturisë, ky është pastrimi i diturisë; sidomos ne o vëllezër. Ehli

Suneti në çdo kohë janë të pakët, dhe ata në këtë kohë janë edhe më pak,

kështu që ne duhet të përpiqemi t’i bashkojmë zemrat në të vërtetë përmes të

vërtetës, dhe të largohemi nga çdo gjë që i largon zemrat e njerëzve të të

vërtetës nga njëri-tjetri.

Për këtë, ne jemi njohur me përpjekjen e dijetarëve tanë në bashkimin e

zemrave, me durim dhe përkujdesje; përveç në rastin kur Sheriati e kërkon (të

kundërtën), ue la haula ue la kuvvete il-la bil-lah! Kështu duhet vepruar.

Pasha Allahun! Unë gjithnjë e them o vëllezër: selefizmi është më e çmuar dhe e

bukur sesa çështjet tona personale, (dhe si e tillë) ai meriton prej nesh që të

lëshojmë shumë prej të drejtave tona për shkak të kësaj karakteristike

madhështore, në mënyrë që të bashkojmë zemrat rreth tij (rreth selefizmit). E

nëse pozicioni kërkon diçka prej kritikës, ath le të bëhet në një formë që nuk i

largon zemrat dhe të përdorim metodat e mira.

Pasha Allahun! Prej dijetarëve tanë kemi parë një durim prej dhjetë apo njëzet

vjetëve me qëllim mos-largimin e zemrave. Bile ai që i përkatësohej selefizmit

gabonte, dhe dijetari bënte durim ndaj tij, dhe nuk e shfaqte atë nga frika se

mos ai bënte kthesë e më pas të kritikohej përmes tij në të ardhme në formë

Sheriatike, dhe me rrugë Sheriatike të saktë.

Kjo Fe është Fe e zemrave o vëllezër! Pasha Allahun, nuk ka hajër në një dituri

e cila nuk sjell në zemrat tona pastërtinë dhe dëlirësinë. UAllahi, uAllahi dhe

uAllahi, vërtetë selefizmi është dëlirësi.

O vëllezër, selefizmi është udhëzim, siguri, selefizmi është rruga e drejtë e

Allahut. Është udhëzim uAllahi është udhëzimi më i madh, siguri për njeriun

dhe për vëllezërit e tij.

Për këtë o vëllezër, ne duhet të tregohemi të vëmendshëm rreth kësaj. Kjo është

prej urtësive që ka ndalesa e ngrënies dhe pirjes në enë prej floriri dhe argjendi,

në mënyrë që ato mos t’i thyejnë zemrat; sepse kjo Fe është Fe e zemrave, dhe

ne duhet të tregohemi të vëmendshëm rreth kësaj çështje.

Kërkojmë strehim tek Allahu nga të qënit prej atyre që gjuhët i kanë të

këndshme, ndërsa zemrat i kanë të ndotura. Pasha Allahun, nuk ka hajër në

këtë, edhe sikur njeriu të lartësohet (në pozitë). UAllahi, uAllahi, të jesh i

panjohur me një zemër të dëlirë, me një zemër të “shëndoshë”, është më mirë

për ty sesa të jesh një flamur valëvitës me zemër të prishur, me çfarëdo lloj

prishjeje që Allahu azze ue xhel-le nuk e don kurrësesi, dhe nuk është i

kënaqur që robi i Tij ta ketë në zemër.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!