31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Këta kundërshtarë dhe armiq mund të ndahen në dy grupe. Njëri grup e

kundërshtoi atë në emër të Fesë, ndërsa grupi tjetër e kundërshtoi në emër të

politikave edhe pse ata mbuloheshin me petkun e dijes dhe fesë. Ata

shfrytëzuan armiqësinë e atyre dijetarëve që e urrenin atë dhe e akuzonin si të

devijuar. Ndërkaq, Shejkhu vazhdoi misionin e tij duke larguar dyshimet e

njerëzve me fakte dhe duke i udhëzuar ata tek argumentet e Kur'anit dhe

Sunetit.

Disa herë kundërshtarët e tij thonin se ai ishte Khauarixh. Ndonjëherë thonin

se ai e kishte hedhur poshtë Ixhmanë dhe se pretendonte autoritetin për

Ixhtihad absolut pa marrë parasysh dijetarët apo fekihët përpara tij. Kurse disa

e kritikonin për shkak se ata vetë nuk kishin dije të saktë. Një grup tjetër e

urrente atë për shkak se ata ndiqnin verbërisht dhe mbështeteshin tek të

tjerët. Ndërsa një tjetër grup frikësohej se mos humbisnin pozitën që mbanin,

prandaj ata e urryen atë politikisht duke u mbuluar me petkun e Islamit dhe

fesë dhe duke u bazuar në fjalët e njerëzve të bestytnive dhe devijimeve.

Në fakt, ishin tri grupe që e kundërshtonin Shejkhun. Grupi i parë përbëhej

nga dijetarët e pamoralë që e shikonin të vërtetën si të pavërtetë dhe të

pavërtetën si të vërtetë. Ata besonin se ndërtimi i tyrbeve dhe xhamive nëpër

varre dhe kërkimi i ndihmës nga të vdekurit në varre e vepra të ngjashme me

këto ishin të drejta dhe i përmbante Islami. Ata menduan gjithashtu se kushdo

që dilte kundër këtyre gjërave i urrente njerëzit e mirë dhe eulijatë dhe se

xhihadi kundër këtij njeriu ishte i detyrueshëm.

Grupi i dytë ishin njerëz të dijes, por ata ishin injorantë rreth realitetit të

misionit që kishte ndërmarrë Shejkhu. Ata nuk dinin asgjë për të vërtetën ku ai

po i thërriste njerëzit. Ata thjesht ndoqën të tjerët dhe besuan çdo gjë që

dëgjuan nga dijetarët e pamoralë e të devijuar. Rrjedhimisht, ata e dënuan atë

dhe u distancuan prej tij.

Grupi i tretë kishin frikë se mos humbisnin pozitat dhe gradat e tyre. Ata u

treguan armiqësorë me të që përkrahësit e misionit Islamik të mos arrinin dot

te ata dhe t’u merrnin pozitat dhe tokat e tyre.

Kështu që, luftimi me fjalë, argumente dhe debate ndërmjet Shejkhut dhe

kundërshtarët e tij vazhdoi. Ai debatoi me ta, u shkruante letra dhe ata i

kundërpërgjigjeshin. Ai i refuzonte ndërsa ata i kundërpërgjigjeshin. Për

rrjedhojë, një numër i madh pyetjesh dhe përgjigjesh u mblodhën dhe u

përpiluan në disa vëllime. Dhe lavdi Allahut pjesa më e madhe e tyre janë

botuar.

Shejkhu e vazhdoi misionin e tij të predikimit dhe luftimit me ndihmën dhe

përkrahjen e Princit Muhamed bin Sa’ud, sundimtari i Dar’ijes dhe më pas

themeluesi i Dinastisë Saudite.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!