31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E treta: Praktika e tillë mund të jetë mjet për t’i fundosur elementet e asaj që

ata (selefi) ishin të rregullt ndaj saj, si dhe do të konsiderohej afirmim i të

kundërtës së saj, sepse pasimi me vepra nënkupton më shumë se pasimi me

fjalë, e nëse kjo ndodhë nga ai që pasohet, atëherë është edhe më e rënd.

Prandaj, kujdes çdo kujdes nga kundërshtimi i të parëve (selefit), sepse çdo

njeri që ka ndonjë të mirë, më meritorët për të, janë ata. All-llahu na

ndihmoftë!” Përfundoi fjala e Shatibiut, RahimehUllah!

Pjesa e tretë: Çështja të mos ketë qenë e praktikuar tek ta fare. S’do mend se

ajo që del jashtë praktikës së gjithë tyre, konsiderohet bidat dhe sherr,

kuptohet që nëse vepra është nga ato me të cilat vepruesi kërkon afrim me të

tek Allahu. Kjo nuk vlen për ato të zakonshmet (që nuk janë pjesë e ibadetit),

sepse esenca e tyre është e lejuara.

Për këtë, çdo njërit që vepron vepër që nuk është në përputhshmëri me Rrugën

e Selefit dhe me kuptimin e tyre të Kur’anit dhe Sunnetit i thuhet: Ti je bosh e

bidatçi, ndjekës i jo Rrugës së besimtarëve.

Njerëz që thirren në emër të diturisë, i konsiderojnë të mira disa risi, qofshin

ato që kanë të bëjnë me vepra inkurajuese apo në çfarë do çështje tjetër, për të

cilat sahabet e Pejgamberit, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, nuk e adhuronin

Allahun me to, prandaj, e gjithë kjo është gabim në fe dhe pasim i rrugës së të

pafeve, ngase këta të cilët i perceptuan këto perceptime në këtë formë dhe

kaluan nëpër këto shtigje, ose kanë kuptuar nga feja më shumë së sa që

kuptuan të parët, ose janë shmangur nga kuptimi i vërtetë i saj, e kjo e fundit

është e sakta.

“Pra, të parët nga Selefus-Salih janë ata që kanë qenë në Rrugën e drejt.

Ata nuk i kanë kuptuar argumentet e përmendura dhe të tjera të

ngjashme me to përveç së sipas asaj që kanë vepruar me të, ndërsa këto

gjëra të shpikura (bidatet) as nuk kanë ekzistuar të ta e as nuk kanë

vepruar me to.” (“El-muvafakat” nga Shatibiu 3/73).

Gjërat e shpikura janë disa kategorish: ka prej tyre që janë me përmbajtje të

shirkut, ka prej tyre që janë bidate që të tërheqin drejt shirkut, si dhe ka praj

tyre që janë bidate të cilat i dominojnë sunetet.

Këto gjëra të shpikura me të gjitha llojet e tyre, absolutisht nuk kanë ekzistuar

në mesin e sahabëve e as të pasuesve të tyre (tabi’inëve). Në kohën e tyre nuk

kishte varreza tek të cilat janë izoluar, e as ndërtim të kupolave mbi to e as

nuk kërkonin ndërmjetësim nga të varrosurit në to.

Tek ta, po ashtu, nuk ka pasur as të atillë që kërkonin ndërmjetësim nëpërmjet

shenjtërisë së pejgamberëve apo njerëzve të mirë, e as me autoritetin apo edhe

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!