31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

nuk kishte njerëz që e ndihmonin Islamin. Kjo është e pamundur ngase Allahu

ka dhënë garanci për këtë Fe se do të jetë përherë një grup në këtë Umet në

shtegun e drejtë e të ndihmuar nga Allahu, siç ka thënë edhe Pejgamberi (sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem). Dhe në shumë vende të botës ka patur njerëz që e

kanë ndihmuar të vërtetën.

Por ajo që na intereson tani është gjendja e Nexhdit, i cili ishte zhytur në ligësi,

shthurje, shirk dhe bestytni që as nuk mund të merren dot me mend. Edhe pse

kishte dijetarë të devotshëm, ata nuk kishin mundësi që ta kryenin detyrën e

da’ues me metodat e duhura. Kishte disa thirrësa dhe njerëz që e ndihmonin

Islamin në Jemen dhe në vende të tjera, të cilët ishin në dijeni për këto forma

të ndryshme të shirkut dhe bestytnive. Por, Allahu nuk u dha atyre sukses dhe

fitore ashtu siç i dha Shejkh Muhamed Ibn ‘Abdul-Uehabit, për disa arsye. Së

pari, këta thirrësa nuk kishin force mbështetëse. Së dyti, shumica e tyre nuk

mund të duronin dhe nuk u bënin dot ballë persekutimeve në rrugën e Allahut.

Së treti, disa prej tyre ishin të keq-informuar për sa i përket udhëzimit të

njerëzve nëpërmjet metodave të duhura të të shprehurit, këshillimit dhe

urtësisë. Mundet të ketë patur edhe arsye të tjera.

Në sajë të korrespondencës që pati me dijetarët dhe udhëheqësit dhe falë luftës

në rrugë të Allahut, Shejkhu u bë i mirënjohur. Thirrja e tij u përhap

gjithandej. Letrat e tij mbërrinin tek dijetarët brenda dhe jashtë Gadishullit.

Thirrja e tij pati ndikim tek njerëzit në subkontinentin Indian, në Indonezi,

Afganistan, Afrikë, Marok, Egjipt, Siri dhe Irak. Në këto vende kishte shumë

thirrësa të ditur. Menjëherë sapo morën vesh për misionin e Shejkhut, ata u

bënë më aktivë dhe veprimtaria e tyre u pranua akoma më shumë.

Misioni i Shejkhut vazhdoi dhe u përhap në të gjithë botën Islame dhe në

vendet e tjera. Më vonë, kohët e fundit librat dhe letrat e tij - poashtu edhe

veprat e bijve, nipërve dhe dijetarëve që e përkrahën atë brenda dhe jashtë

Gadishullit - u botuan dhe u publikuan. Gjithashtu, janë botuar vepra që

flasin rreth jetës dhe misionit të tij dhe biografitë e përkrahësve të tij. Ata janë

bërë të famshëm në të gjithë botën.

Është një fakt i cili dihet mjaft mirë se çdo mirësi ka ziliqarët e saj dhe çdo

thirrës ka armiqtë e tij. Allahu i Lartësuar ka thënë:

“Dhe kështu, Ne kemi caktuar për çdo Pejgamber armiq - shejtanët nga

njerëzit dhe xhindet duke frymëzuar njëri-tjetrin me fjalë të stolisura për

mashtrim. Po të kishte dashur Zoti yt, ata nuk do ta kishin bërë atë,

kështu që lëri ata me trillimet e tyre.” (el-En’am, 112.)

Kur Shejkhu u bë i famshëm për predikimin dhe letrat e tij dhe kur shkrimet e

tij u përhapën anë e mbanë tek të gjithë njerëzit, shumë grupe ziliqarësh u

shfaqën si kundërshtarë të tij. U shfaqën poashtu edhe mjaft armiq të tjerë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!