31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

falenderojnë Allahun për mirësitë që u ka dhënë, sidomos kur shkojnë në

xhami, apo ndonjë xhami të madhe, prandaj preferohet për muslimanin që të

parfumoset, të lyej flokët me vaj, të veshi rrobat më të mira, që të paraqitet në

pamjen më të mirë, si falenderim për Allahun e Lartësuar.

Ndërsa fjala e tij:

الكِبْرُ‏

بَط ‏ُر الحَقِ‏ وغَمْطُ‏ النَّا ‏ِس

“Mendjemadhësia është refuzimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve.”

Pra, kuptimi i refuzimit të së vërtetës është kundërshtimi dhe mospranimi i saj,

ndërsa nënçmimi i njerëzve, d.m.th. përçmimi i tyre, andaj që nuk është kusht

që mendjemadhi të ketë pamje jo të bukur, porse kushti për të është që mos ta

refuzojë të vërtetën dhe mos ti nënçmojë njerëzit.

Duhet cekur patjetër që zbukurimi nuk llogaritet mendjemadhësi, nuk

kuptohet nga fjala e tij, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të:

إِنَّ‏ ‏َّللاَّ‏ َ ‏َلَ‏ یَنْظُرُ‏ إِلَى صُوَ‏ رِ‏ كُمْ‏ وَ‏ أَمْوَ‏ الِكُمْ‏ ، وَ‏ لَكِنْ‏ یَنْظُرُ‏ إِلَى قُلُوبِكُمْ‏ وَ‏ أَعْمَالِكُمْ‏

“Në të vërtetë Allahu nuk sheh paraqitjen dhe pasuritë tuaja, porse sheh

zemrat dhe veprat tuaja” Transmeton Bukhariu, 4918, dhe Muslimi, 2853

Kjo nuk d.m.th që njeriu nuk duhet të zbukurohet, apo që mos të kërkojë

rrizkun, porse kuptimi i hadithit është që njeriu të zbukurohet pa

mendjemadhësi, të zbukurojë rrobat e tij, trupin e tij, formën dhe pamjen e tij,

sepse Allahu është i Bukur dhe e do bukurinë, ndërsa mendjemadhësia është

në zemër jo në trup, ndodh që njeriu të jetë i dhimbsur dhe bujar, mirëpo është

mendjemadh, Allahu na ruajte, dhe mund të jetë i pastër, i bukur dhe i

përzemërt dhe që është i përulur ndaj Allahut. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja

e Allahut qofshin mbi të, ishte njeriu me trupin dhe pamjen më të bukur, me

aromën më të mirë, pra, nuk d.m.th. se secili që është i bukur ka

mendjemadhësi, porse kjo gjë kthehet tek zemra, dhe nuk është secili i

shëmtuar i përulur ndaj Allahut, ndodh që njeriu të jetë i varfër dhe të jetë

mendjemadh, i varfër d.m.th fukara, këta janë njerëzit më të urryer te Allahu i

Plotfuqishëm dhe i Madhërishëm.

Shumë prej njerëzve nuk e pranojnë të vërtetën, - la haule ue la kuete ila bi

Lah - nëse iu thuhet atyre: ka thënë Allahu i Plotfuqishëm e i Madhërishëm, ka

thënë i Dërguari Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ata nuk

e pranojnë, porse pasojnë epshet dhe dëshirat e tyre, apo ata që i pasojnë

verbërishtë, prej udhëheqësve, eprorëve, dhe drejtuesve të tyre, kështu ata i

përdorin ajetet për bereqet, ama për të punuar, ata nuk punojnë me diçka

tjetër veç asaj që iu skicohet nga kokat dhe drejtuesit e tyre, madje disa nxënës

dije kur ti i thua: ti ke gabuar sepse argumenti është kështu, ai nuk e pranon,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!