31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ajo çka dua të them është se disa prej grupeve të cilat i përmendëm, mohojnë

disa të vërteta Kur’anore dhe të vërteta nga hadithet profetike. Kjo gjë ka

ndodhur në kohë të hershme dhe të sotme.

Kur’ani famëlartë u tregon dhe i përgëzon besimtarët me një mirësi mjaft të

madhe, të cilën do ta arrijnë ditën kur do e takojnë Allahun e Madhëruar, në

Xhennet, ku Ai do tu shfaqet atyre dhe ata (besimtarët) do ta shohin Atë, siç

thotë një nga dijetarët Selefij:

“Do ta shohin besimtarët Allahun pa pyetur ‘si’ dhe pa përngjasim dhe pa

shëmbëllim me askënd.”

Për këtë ekzistojnë fakte në Kur’an dhe me dhjetëra fakte në hadithet e të

Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Si mundën që ta mohonin këtë mirësi

disa prej sekteve të mëhershme dhe të sotme?

Kur jemi tek sektet që kanë lindur në kohët e hershme, – fjala është për

Mutezilitë- ; mesa di unë, sot nuk ekziston asnjë grup në faqe të dheut që të

thotë: “ne jemi mutezilij”, ‘ne jemi në rrugën e mutezilive’. Unë kam parë një

njeri ahmak i cili deklaronte se ishte mutezili dhe mohonte disa të vërteta të

fesë, sepse i ishte mbështetur në mendjen e vet.

Mutezilitë e mohuan këtë mirësi dhe thanë me mendjet e tyre të dobëta se

është e pamundur të shihet Allahu i Lartësuar. Çfarë bënë? A e mohuan

Kur’anin? Allahu thotë në Kur’anin famëlartë:

ن ا ة ر ب ه ا إ ل ى ن ا ة ي و م ذ و ج وه

“Atë ditë do të ketë fytyra të ndriçuara, që shikojnë në Zotin e tyre..”

(75:22-23)

A e mohuan këtë ajet? Jo, nëse do ta mohonin do të bënin kufër e do të dilnin

nga feja. Mirëpo deri më sot pasuesit e vërtetë të Sunnetit i kanë gjykuar

Mutezilitë si të devijuar. Por nuk i shohin ata jashtë islamit, sepse ata nuk e

mohuan këtë ajet, por mohuan kuptimin e tij të vërtetë, kuptim të cilit i ka

ardhur shpjegimi në Sunnet, siç edhe do ta sqarojmë.

Allahu i Madhëruar na bën të ditur për besimtarët që do të jenë në Xhennet

duke thënë:

ن ا ة ر ب ه ا إ ل ى ن ا ة ي و م ذ و ج وه

“Atë ditë do të ketë fytyra të ndriçuara, që shikojnë në Zotin e tyre..”

(75:22-23)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!