31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Në këtë hadith, Abdullahu na tregon për dy gjëra: për të pirët duke qenë në

këmbë dhe për të ngrënit duke ecur, si dhe na bën të ditur se kjo ndodhte në

kohën e Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Cili pra është gjykimi i sheriatit për këto dy gjëra; -pra, për të pirë gjatë

qëndrimit në këmbë dhe për të ngrënit duke ecur?!

Nëse zbatojmë fjalët tona të mëparshme, mund të nxjerrim gjykimin e sheriatit

për këtë gjë, natyrisht duke pasur parasysh diçka: njohjen e Sunnetit të të

Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) – fjalët praktikën dhe

aprovimin e tij.

Nëse i kthehemi Sunnetit autentik në lidhje me çështjen e parë me të cilën

sprovohen shumë prej myslimanëve, për të mos thënë shumica e tyre, duke

kundërshtuar fjalët e të Dërguarit të ndershëm (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e

që është ‘të pirët në këmbë’. Sahabet kanë pirë në këmbë, kanë mbajtur flori,

kanë veshur mëndafsh. Këto janë të vërteta dhe nuk mund të mohohen.

Por, a i aprovoi ato i Dërguari?

Përgjigja është: për disa gjëra tërhoqi vërejtjen e disa i aprovoi.

Ajo për të cilën tërhoqi vërejtjen u kategorizua tek të ndaluarat dhe ajo që

aprovoi u klasifikua tek të lejuarat.

Tërhoqi vërejtjen nga pirja në këmbë në hadithe të shumta, gjë të cilën nuk

dua të thellohem për të mos dalë nga tema e për të lënë kohë për pyetjet tuaja

dhe për arsye se kjo çështje kërkon një trajtim të veçantë.

Më mjafton t’ua përmend juve një hadith autentik, të cilin e transmeton imam

Muslimi në Sahihun e tij nga Enes bin Maliku (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë:

“E ka ndaluar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të pirët në

këmbë.”

Në një transmetim tjetër thuhet se:

“I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka qortuar nga të

pirët në këmbë.”

Atëherë ajo që është vepruar, siç mësojmë nga hadithi i Ibën Umerit në kohën e

të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), u ndalua më vonë dhe kështu u

shndërrua në çështje të anuluar përmes ndalimit të vetë të Dërguarit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!