31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

opinionet e medhëhebet janë të shumta, e grupet janë të ndarë e të përçarë,

derisa shumë prej të rinjve myslimanë janë të hutuar se cilit grup t’i përkas.

Pra, edhe njëherë, përgjigjen e gjejmë tek ajeti dhe dy hadithet e

lartpërmendura. Prandaj, pasojeni rrugën e besimtarëve. A është fjala për

rrugën e besimtarëve të kësaj kohe?

Përgjigja është: Jo. Fjala është për kohët e hershme, posaçërisht periudhën e

parë – periudhën e Sahabeve, të parët tanë të mirë.

Vetëm ata, duhet të jenë shembull ynë për t’i pasuar. Prandaj, thirrja jonë

ngrihet mbi tre shtylla: mbi Kur’anin, Sunnetin dhe pasimin e të parëve tanë të

mirë. Kushdo që pretendon se pason Kur’anin dhe Sunnetin, por nuk i pason

të parët e mirë dhe këtë e tregon nëpërmjet veprave e ndoshta e shpreh dhe me

gojën e tij, duke thënë:

“ata janë njerëz sikurse edhe ne që jemi njerëz”; s’ka dyshim se ky njeri

është në rrugë të shtrembër dhe në humbje. Pse? Sepse ai nuk i merr parasysh

këto argumente që i përmendëm më herët. A pason ai rrugën e besimtarëve?

Natyrisht që jo. A ka pasuar Sahabet e të Dërguarit? Natyrisht që jo. Kë ka

pasuar atëherë? Për të mos thënë dëshirat dhe tekat e veta, ai ka pasuar

mendjen e vet.

Mos vallë mendja e tij është e pagabueshme? Pa dyshim që jo. Atëherë ai

padyshim që gjendet në një humbje të qartë.

Unë kam bindjen se shkaku i mospajtimeve të shumta të trashëguara mes

fraksioneve të dikurshme dhe mospajtimeve të lindura në ditët e sotme,

qëndron tek çështja e pasimit të të parëve tanë të mirë. Shumë pretendojnë se

pasojnë Kur’anin dhe Sunnetin, edhe shpesh po dëgjojmë të rinj të pavendosur

që thonë:

“O vëlla, këta thonë Kur’ani e Sunneti, edhe ata të tjerët thonë Kur’ani

dhe Sunneti. Cili qenka gjykimi ndarës?”

Ne u themi: “Ai është Kur’ani dhe Sunneti dhe metodologjia e të parëve

tanë të mirë.”

Kushdo që mbështetet në Kur’an dhe Sunnet, por pa u mbështetur në rrugën e

të parëve tanë të mirë, ai në realitet nuk është mbështetur në Kur’an dhe

Sunnet, por është mbështetur tek mendja, për të mos thënë në teket dhe

dëshirat e tij. Unë e kam zakon që të jap disa shembuj për ta bërë sa më të

qartë këtë çështje, madje kjo është bazë shumë e rëndësishme; Fjala është për:

në rrugën e të parëve tanë të mirë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!