31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Në dy sahihet (Buhari dhe Muslim) dhe libra të tjera që janë bazë e Sunnetit, të

shprehurit është ashtu siç e theksuam, ku thotë:

“Njerëzit më të mirë janë brezi im, e më pas ata që vijnë pas tyre, e më

pas ata që vijnë pas tyre.”

Sahabet janë kreu i këtyre tre brezave, për të cilët është dëshmuar për mirësi.

Imam Ibën Kajim el-Xheuzijeh ia ka bashkangjitur Sahabet Kuranit dhe

Sunnetit. A është kjo bashkëngjitje që ai i bëri Kuranit dhe Sunnetit opinion,

ixhtihad, sajim, që thjesht mund të jetë diçka e gabuar, kjo sepse çdo njeri

mund të gabojë?!

Përgjigja për këtë është: ‘Jo’. Ky nuk është sajim e as ixhtihad që mund të jetë i

gabuar. Por kjo, është e mbështetur në Librin e Allahut dhe në hadithin e të

Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Përsa i përket argumentit nga Kur’ani, e kemi fjalën e Zotit tonë në Librin e Tij,

ku thotë:

ع

“E kush i kundërvihet të Dërguarit pasi që i është bërë e qartë e vërteta

dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ai ka

zgjedhur dhe e fusim në xhehenem. Sa përfundim i keq është ai.” (4:115)

Nuk mjaftohet Zoti ynë në këtë ajet, - dhe nëse do ta bënte do të kishte të

drejtë - duke thënë: “E kush i kundërvihet të Dërguarit pasi që i është bërë

e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë

në atë që ai ka zgjedhur.”

Porse tha për një arsye të madhe që ne tani po jemi duke e shpjeguar dhe

qartësuar. Ai tha:

ع

“E kush i kundërvihet të Dërguarit pasi që i është bërë e qartë e vërteta

dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ai ka

zgjedhur dhe e fusim në xhehenem. Sa përfundim i keq është ai.”

Ju lutem që ky ajet të ngulitet në mendjet dhe zemrat tuaja, e të mos harrohet

për asnjë çast, sepse në të ndodhet e vërteta dhe e drejta ashtu siç ju po e

shqiptoni. Kështu ju do të mund të shpëtoni nga të devijuarit majtas e

djathtas, dhe nuk do të përziheni qoftë edhe sadopak me idetë e mendimet e

ndonjërit prej grupeve që nuk janë të shpëtuara apo të themi të humbura.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!