31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

dyshime në fjalët e të Dërguarit duke marrë për bazë fjalët e ndonjë

fekihu.

Shejkhul-Islam: “Në asnjë mënyrë! Dije nuk është refuzimi e mohimi i

Cilësive të Allahut, duke dashur për t’i ikur përngjasimit dhe përfytyrimit

të Cilësive të Tij”

Dija, siç kuptohet prej këtyre fjalëve poetike, -e që pak i gjejmë tek poetët të

shprehen në këtë mënyrë, sepse poezia e dijetarëve është ndryshe nga poezia e

poetëve-. Pra, dijetari si ky ka prirje për poezi, e shohim tek thotë:

“Dija është ajo që ka thënë Allahu” në rendin e parë,

“ka thënë i Dërguari i Allahut” në rendin e dytë,

“kanë thënë Sahabet” në rendin e tretë.

Pikërisht për këtë pikë të fundit unë do të flas në këtë mbrëmje të bukur insha-

Allah.

Fjalët e Ibën Kajimit na kujtojnë një të vërtetë shumë shumë të rëndësishme,

që për shumë kohë nuk është përfillur dhe është neglizhuar nga shumica e

thirrësve që veprojnë sot në emër të thirrjes në fe.

Cila është kjo e vërtetë?

Dihet mjaft mirë tek të gjithë këta thirrës, se islami mbështetet në Librin e

Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Kjo është diç e vërtetë që nuk ka pikë dyshimi.

Porse kjo është e mangët (nuk mjafton)! Për këtë mangësi flet edhe Ibën Kajimi

në poezinë e mëhershme të cilën e lexuam, kur përmendi se pas Kur’anit dhe

Sunnetit, Sahabet. Ai tha: Dija është: ‘ka thënë Allahu, ka thënë i Dërguari i Tij

dhe ajo që kanë thënë Sahabet …

Sot shumë rrallë dëgjojmë që ndonjë të përmendë bashkë me Kur’anin dhe

Sunnetin edhe Sahabet! Dhe ata (Sahabet), siç e dimë të gjithë, janë koka e të

parëve tanë të mirë. Për të cilët na kanë ardhur hadithe të shumta të Profetit

(sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) që tregojnë për pozitën e tyre.

Në një hadith thuhet:

“Njerëzit më të mirë janë brezi im.”

E mos thoni ashtu siç thonë shumica e thirrësve në fe: “Gjenerata më e

mirë…” ngase të shprehurit e tillë nuk ka bazë në Sunnet.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!