31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kur Allahu dëshiron që ta largojë dijen nga faqja e dheut, nuk e largon atë nga

gjokset e njerëzve të ditur saqë këta njerëz të ditur të ktheheshin në injorant,

sikur të mos kishin ditur kurrë. Jo! Kjo nuk është prej ligjit të Allahut të

Madhëruar kundrejt njerëzve të mirë, që t’ua marrë njerëzve atë dije të cilën ata

e kanë arritur duke kërkuar kënaqësinë e Tij në këtë mënyrë.

Siç edhe dëgjuam fjalët e vëllait Ibrahim (Allahu e begatoftë) edhe pse

shkurtimisht, se ky tubim yni është bërë për të kërkuar dije.

Allahu i Madhëruar është Gjykues i Drejtë, dhe nuk e largon dijen nga zemrat e

dijetarëve të vërtetë në këtë mënyrë. Ligji i Allahut për këtë çështje ka rrjedhur

mes krijesave të Tij në atë mënyrë që t’ua largojë dijen njerëzve me largimin e

dijetarëve, pra me vdekjen e tyre. Ashtu siç bëri me më të mirin e dijetarëve,

Profetëve dhe të Dërguarve, Muhammedin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), derisa

të mos mbeten më dijetarë e njerëzit të vënë në krye persona injorantë, të cilët

do të pyeten dhe do të japin fetva pa dije dhe do të humbin vetveten dhe të

tjerët. Nga ky fenomen nuk duhet të kuptojmë se Allahu i Madhëruar, do ta

zbrazë tokën nga dijetarët aq sa të mos ketë më asnjë dijetarë që të jetë bartës i

argumenteve të Allahut tek njerëzit.

Por kuptimi i drejtë i këtij hadithi është, se sa më shumë kalon koha, aq më

tepër pakësohet dija derisa të mos mbetet në faqe të tokës askush që

thotë: “Allah, Allah.” Këtë hadith e dëgjoni shpesh dhe është hadith

autentik: “Nuk do të bëhet kiameti përderisa në faqe të tokës ka që

thonë: Allah, Allah.”

Shumë prej atyre njerëzve që përmenden në fund të këtij hadithi që e

përmendëm, se “Allahu e largon dijen duke marrë dijetarët derisa të mos

mbetet dijetarë, dhe njerëzit të marrin koka injorante”, prej këtyre kokave

janë edhe ata që e komentojnë Kur’anin dhe Sunnetin me komente të kundërta

nga ato të dijetarëve. Nuk them vetëm të dijetarëve të hershëm, por gjithashtu

edhe atyre të më vonshëm.

Këta lloj njerëzish argumentohen me këtë hadith: ‘Allah, Allah,’ për të treguar

se lejohet, madje është e pëlqyer përmendja e Allahut vetëm me fjalën: “Allah,

Allah.”

Të mos e gënjejë apo mashtrojë dikë kushdo qoftë ai, kur e dëgjon hadithin me

interpretim të tillë. E pashë të arsyeshme që qoftë edhe kalimthi t’u përmend se

ky interpretim është i pasaktë.

- Së pari: sepse sqarimi i tij është bërë në një transmetim tjetër nga i Dërguari

i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

- Dhe së dyti: sepse nëse ky interpretim do të ishte i saktë, atëherë një gjë të

tillë do ta kishin praktikuar të parët tanë të mirë Allahu qoftë i kënaqur me ta!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!