31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

fjalët që thonë për mua, më bëj më të mirë sesa ata mendojnë, mi falë

gabimet e mia të cilat ata nuk i dinë.”

E vërtetë është dhe të vërtetën po e them, se unë nuk jam ai i përshkruari që

dëgjuat më parë, por në të vërtetë unë jam vetëm një nxënës i dijes dhe asgjë

më tepër! Dhe, është obligim i çdo nxënësi të dijes që të ketë parasysh fjalën e

Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

“Kumtoni nga unë qoftë edhe vetëm një ajet! Predikoni nga benu Israilët

dhe s’ka asgjë të keqe në të. E kush gënjen për mua qëllimisht, le ta

përgatitë ulësen e tij prej zjarrit.”

Duke marrë parasysh këtë hadith Profetik dhe argumente tjera të cilat i gjejmë

në Librin e Allahut dhe në Hadithet e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi

ue sel-lem), mundohemi që njerëzve t’ua kumtojmë atë të cilën ndoshta nuk e

dinë.

Mirëpo, kjo - mendimi i mirë i vëllezërve tanë për ne - nuk do të thotë se ne

jemi bërë me të vërtetë të tillë (ashtu siç më cilësuan). Çështja nuk është

kështu! Në realitet, ajo çfarë unë ndjej kur e gjykoj veten time, atëherë kur

dëgjojë fjalë të tilla, e kujtoj shembullin që është shkruar në kohë të hershme

dhe është i njohur, ku thuhet: “Në vendin tonë edhe bugathi (lloj korbi i

vogël) bëhet shqiponjë.”

Ndoshta ndonjëri nuk e di qëllimin e këtij shembulli. Bugathi është një zog i

vogël dhe i pa rëndësishëm, por që shndërrohet në shqiponjë tek njerëzit për

shkak të injorancës së tyre ndaj forcës së shqiponjës dhe madhështisë së saj.

Ky shembull është më se i përshtatshëm për shumë nga ata të cilët thërrasin

në islam duke u mbështetur në të vërtetën ose për ata që thërrasin duke u

mbështetur në gabime e lajthitje.

Por, Allahu e di më së miri se kjo tokë -për fat të keq- është zbrazur nga

dijetarët. Të gjitha vendet islame i ka përfshirë kjo fatkeqësi përveç individëve

të pakët, për të cilët ia vlen të thuash se filani është dijetarë. Këtë gjë e thekson

edhe një hadith autentik, të cilin e transmeton imam Buhari në Sahihun e tij,

hadith që transmetohet nga Abdullah bin Amër bin el-Asi (radija Allahu teala

anhu) i cili thotë se: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka

thënë:

“Vërtetë, Allahu nuk e largon dijen duke e larguar atë nga zemrat e

dijetarëve, por e merr dijen duke marrë dijetarët (me vdekjen e tyre)

derisa të mos mbetet më ndonjë dijetarë. Atëherë njerëzit do të marrin

koka injorante e do t’i pyesin, e ata do të japin fetva pa dije; -do të

humbasin vetveten dhe të tjerët.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!