31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Padyshim se ata janë trashëgimtarët e Profetëve. Ajo që na shtyu të vijmë në

këtë vend, së pari është që të arrijmë kënaqësinë e Allahut të Madhëruar dhe

lutemi që të mbetet kështu (ky qëllim i yni). Së dyti; për të kërkuar dije e cila

të shpie drejt Allahut. Pasha Allahun! Këto janë momente të bukura, ku

takohemi me Shejkhun tonë, dijetarin dhe mësuesin tonë të madh; Muhammed

Nasirudin el-Albanin.

Në emër të kësaj lagje esh-Shuvekeh, Shejkhut tonë të nderuar i urojmë

mirëseardhjen më të mirë. Gjithashtu, në emër të popullit të Mefrakut në

veçanti nxënësve të dijes që ndodhen këtu, të gjithë së bashku të urojnë

mirëseardhje, sepse ishin të përmalluar që të takoheshin sot me mësuesin tonë

të ndershëm.

Nuk është problem, sepse të gjithë jemi të përmalluar për të dëgjuar perlat e

dijes dhe urtësinë që ta ka dhënë Allahu. Pra, le të dëgjojmë prej dijes që

Allahu i ka dhuruar atij, e pasi të mbarojë Shejkhu ynë atëherë edhe dyert për

të pyetur do të hapen. Pyetjet duhet të jenë të shkruara sepse edhe letrat janë

shpërndarë dhe janë të mjaftueshme insha-Allah. Po e përsëris edhe njëherë,

momente të lumtura janë këto, duke i uruar mirëseardhjen Shejkhut tonë të

nderuar.

Shejkh Albani: Mirë se ju gjejmë! Me të vërtetë falënderimet i takojnë Allahut.

Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga

Allahu prej të këqijave të shpirtave tanë dhe veprave tona të liga. Kë e udhëzon

Allahu, nuk ka kush që e humbë. Dhe kë e humbë Allahu nuk ka kush që e

udhëzon. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut – i Vetëm dhe pa asnjë

shoq. Dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij. Fjalët më të mira

janë fjalët e Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit (sallAllahu

‘alejhi ue sel-lem), gjërat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo gjë e

shpikur është bidat, çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje të shpie në Zjarr.

Falënderoj vëllanë tonë Ibrahim për fjalët dhe lëvdatat e tij. Mua nuk më

mbetet asgjë tjetër vetëm që të marr shembull halifen e parë, Ebu Bekër es-

Sidikun (radijAllahu ‘anhu), i cili ishte halife i drejtë dhe i pari që erdhi pas të

Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Megjithatë, kur dëgjonte ai dikë që e lavdëronte, – edhe pse kjo lëvdatë kushdo

që të jetë i lavdëruari është e tepruar-, dhe halifja ishte me të drejtë halife i të

Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), e përsëri (kur e lavdëronte

dikush) thoshte: “Zoti im, mos më merr në përgjegjësi për fjalët që thonë

për mua, më bëj më të mirë sesa ata mendojnë, mi falë gabimet e mia të

cilat ata nuk i dinë.”

Këto fjalë i thoshte Ebu Bekri, e çfarë na mbetet neve që të themi pas tij?!

Andaj, duke e pasuar atë, them: “Zoti im, mos më merr në përgjegjësi për

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!