31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

gjithëpërfshirëse. Pra, aty tregohet një obligim i rëndësishëm: se ndjekja që i

bëjmë Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue

sel-lem) duhet të jetë në përputhje me rrugën që ndoqën Muslimanët e parë.

Dhe ata janë Shokët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem),

pastaj ata që erdhën pas tyre, pastaj ata që erdhën pas tyre. Dhe këtu thërret

dhe fton Da’ueti Selefij. Dhe pikërisht ky është prioriteti kryesor në hedhjen e

themeleve të Da’uetit dhe Menhexhit të Selefij në proçesin e edukimit.

Me të vërtetë, Da’ueti Selefij në realitet e bashkon Umetin, ndërsa çdo thirrje

tjetër shkakton vetëm ndarjen e Umetit. Allahu ‘Azze ue Xhel thotë:

(١١٩) ال اد ق ين م و ون وا ات ق وا آم ن وا ال ذ ين أ ي ه ا ي ا

“O ju që besoni! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë

(në fjalë dhe në vepra)!” [et-Teube, 119]

Kështu që, kushdo që bën dallim midis Kur'anit dhe Sunetit nga njëra anë dhe

Selefus-Salih nga ana tjetër, atëherë ai nuk mund të jetë kurrë i sinqertë.

Kurse për sa i përket arsyes së dytë: grupet dhe partitë e sotme nuk i kthehen

aspak ndjekjes së “Rrugës së Besimtarëve” që është përmendur në ajet. Janë

edhe disa hadithe që e konfirmojnë dhe e mbështesin më tej ajetin, siç është

hadithi i shtatëdhjetë e tri sekteve. Të gjitha ato do të jenë në zjarr përveç

njërit. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i përshkroi ata si: “Ai

(grup) që ndjek rrugën ku jam unë dhe shokët e mi sot.” [3]

Ky hadith i ngjan ajetit ku përmenet “Rruga e Besimtarëve”. Gjithashtu,

është edhe hadithi i el-‘Irbad Ibn Sarije (radij-Allahu ‘anhu), ku ai (sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mbahuni fort pas Sunetit tim dhe Sunetit të

Khalifëve të udhëzuar mbas meje.” [4] Kështu që, paskemi dy Sunete: Suneti

i të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe Suneti i Khalifëve të drejtë.

Prandaj, nuk ka dyshim se ne - të cilët kemi ardhur më mbas - duhet të

kthehemi tek Kur'ani, Suneti dhe “Rruga e Besimtarëve”. Dhe neve nuk na

lejohet që të themi: “Ne mund ta kuptojmë Kur'anin dhe Sunetin vetë, pa u

kthyer në rrugën në të cilën kanë qenë Selefus-Salih (të Parët e Mirë).”

Dhe duhet të ketë një cilësim në këtë kohë që të bëjë dallimin dhe të jetë i

detajuar. Prandaj, nuk mjafton që ne të themi vetëm, “Unë jam Musliman!”

ose “Medh’hebi im është Islami!” sepse çdo sekt e thotë atë! Rafiditë, Ibaditë,

Kadijanitë si dhe mjaft sekte të tjera!! Atëherë çfarë të dallon ty nga ato sekte?

Edhe sikur ti të thoje, “Unë jam Musliman i kapur pas Kur'anit dhe

Sunetit”, kjo poashtu nuk do të mjaftonte, për arsye se anëtarët e këtyre

sekteve - të Esh’arive, Maturidive dhe Hizbive - ata që të gjithë pretendojnë se

ndjekin këto burime poashtu.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!