31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Dhe kjo është ajo që ne jemi urdhëruar që të kapemi

fort, pra është Suneti i tij dhe Suneti i Sahabëve mbas tij.

Dhe ne duhet të këmbëngulim dhe të theksojmë fuqishëm se kuptimi i Librit të

Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duhet të

jetë në përputhje me menhexhin (metodologjinë) e Sahabëve të tij (sal-lAllahu

‘alejhi ue sel-lem), në mënyrë që ne të jemi tek e pagabueshmja, që të mos

anojmë djathtas apo majtas, ose që të mos devijojmë me ndonjë kuptim që

buron vetëm nga vetet tona, për të cilin nuk gjen argument as në Librin e

Allahut dhe as në Sunetin e të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Për më tepër, përse është e pamjaftueshme për ne që të cilësohemi (vetëm) me

Kur'anin dhe Sunetin? Arsyeja kthehet tek dy çështje: çështja e parë ka të bëjë

me tekstet fetare, kurse çështja e dytë ka të bëjë me ekzistencën e grupeve të

shumta Islamike.

Për sa i përket arsyes së parë, ne gjejmë në tekstet fetare një urdhër për t’iu

bindur diçkaje tjetër që lidhet me Kur'anin dhe Sunetin, siç gjendet në thënien

e Allahut:

م ن ك م ا م و أ ول ال و و أ ي وا أ ي وا آم ن وا ال ذ ين أ ي ه ا ي ا

“O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe atyre

që janë në drejtimin dhe udhëheqjen tuaj.” [en-Nisa, 59]

Pra, nëse do të ishte dikush që udhëheq, të cilit Muslimanët i kishin dhënë

besën, atëherë do të ishte obligim për ta që t’i bindeshin atij ashtu siç do të

ishte obligim që t’u bindeshin Kur'anit dhe Sunetit. Edhe nëse ai apo ata që

janë me të bëjnë gjynahe, prapëseprapë do të jetë obligim që t’i bindesh atij me

qëllim që të largosh dëmin e mospajtimit në mendime. Por kjo duke qenë në

përputhje me kushtin e mirënjohur: “Nuk ka bindje ndaj krijesës duke mos

iu bindur Krijuesit.” [2]

Dhe Allahu i Lartësuar thotë:

و ي اق و م ن

ي غ ي و ي ت ال ه د ل ت ي ن م ا ب د م ن ال م ي ا و اء ج ه ن م و ن ل ت و ل ى م ا ن و ل ال م م ن ين (١١٥)

“Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin pasi që i erdhi udhëzimi dhe

ndjek rrugë tjetër veç rrugës së Besimtarëve, Ne do ta lëmë atë në rrugën

të cilën e ka zgjedhur dhe do ta hedhim në Xhehenem – e sa përfundim i

keq.” [en-Nisa, 115]

Vërtet, Allahu ‘Azze ue Xhel është i pastër dhe larg nga çdo e e metë apo

mangësi. Dhe nuk ka asnjë hije dyshimi se fakti që Ai përmend këtu “Rrugën e

Besimtarëve” është vetëm për një urtësi dhe dobi të jashtëzakonshme e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!