31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Muslimanit që të thotë, “Unë jam Selefij”. Pra, është njësoj sikur ai po thotë

se nuk i lejohet Muslimanit që të thotë, “Unë ndjek të Parët e Mirë (es-

Selefus-Salih) në Akijden, ibadetin dhe metodologjinë që kanë qenë ata!

Nuk ka dyshim se një refuzim i tillë - nëse ata kanë për qëllim këtë - kjo

do të thotë në mënyrë të pashmangshme se ai po e distancon veten e tij

nga Islami i saktë në të cilin kanë qenë të Parët e Mirë, në krye të të

cilëve qëndronte Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), sikurse

tregohet në hadithin muteuatir që gjendet tek dy Sahihët dhe në librat e

tjerë, se ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Njerëzit më të mirë janë ata të brezit tim, pastaj ata që vijnë pas tyre,

pastaj ata që vijnë pas tyre.”

Kështu që nuk i lejohet Muslimanit që ta distancojë veten e tij nga cilësimi me

të Parët e Mirë, ndërsa nëse ai do të distancohej nga çdo cilësim tjetër, dijetarët

nuk do të mund ta cilësonin atë me kufër apo me ndonjë gjynah.

Kurse ai që e mohon këtë emër për veten e tij, a nuk keni për ta parë atë që

cilësohet me një nga këto medh’hebet?! Qoftë ky medh’heb që ka të bëjë me

Akijden ose me Fik’hun? Kështu, ai ose është “Esh’ari” ose është “Maturidi”

Ose ndoshta ai është prej “Ehlul-Hadithit”, ose “Hanefi”, ose “Shafi’i”, ose

“Maliki ose “Hanbeli” ose çfarëdoqoftë tjetër që hyn në titullin e “Ehlus-

Sunneh uel-Xhema’ah” (Pasuesit e Sunetit dhe Xhematit). Por pavarsisht

kësaj, ai që cilësohet me medh’hebin “Esh’ari” apo me një nga katër

medh’hebet (e fik’hut), ai në fakt cilësohet me individë që nuk janë të

pagabueshëm - padyshim - megjithëse mes tyre ka patur dijetarë që kanë qenë

të saktë (në fetvatë e tyre). Do të doja të dija përse ai nuk i refuzon të tilla

cilësime me individë që nuk janë të pagabueshëm?

Ndërsa ai që e cilëson veten e tij me të Parët e Mirë (es-Selefus-Salih), atëherë

me të vërtetë ai e cilëson veten e tij me pagabueshmërinë (‘ismeh) në kuptimin

e përgjithshëm të fjalës. Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka

përmendur se një nga shenjat e Grupit të Shpëtuar (el-Firkatun-Naxhi’e)

është se ata kapen fort pas rrugës së të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi

ue sel-lem) dhe rrugës së Shokëve të tij. Dhe kushdo që kapet fort pas rrugës

së tyre, atëherë nuk ka dyshim se ai është në udhëzimin e Zotit të tij.

Dhe përveç kësaj,ai është një cilësim që i sjell nder atij që cilësohet me të dhe

ia bën të lehtë atij rrugën e Grupit të Shpëtuar. Dhe kjo nuk zbatohet tek asnjë

prej atyre që cilësohen me diçka tjetër, ngase ata nuk mund të shpëtojnë dot

nga dy gjëra. Ose ai është cilësim me një individ të caktuar që nuk është i

pagabueshëm, ose është cilësim me një grup njerëzish që ndjekin menhexhin

(metodologjinë) e këtij individi që nuk është i pagabueshëm.

Pra, nga të dyja anët nuk ka pagabueshmëri (në cilësimet e tyre). Por ndryshe

nga këto është pagabueshmëria (në tërësi) e Shokëve të Pejgamberit (sal-

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!