31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Princi ‘Uthman e pranoi kërkesën e Shejkhu dhe u tregua i gatshëm, siç thamë

më parë dhe tyrbeja u prish. Dhe falenderimet i takojnë Allahut që sot nuk ka

mbetur asnjë gjurmë e saj.

Kishte edhe varre të tjera, për shembull: varri që pretendohej se ishte i Dirar

bin Euzar (radij-Allahu ‘anhu). Në të ishte një tyrbe e cila më pas u prish.

Kishte edhe gjurmë të tjera të cilat u fshinë me ndihmën e Allahut. Kishte

shpella dhe pemë që adhuroheshin në vend të Allahut, por të gjitha ato u

shkatërruan dhe u hoqën. Gjithashtu, njerëzve iu tërhoq vëmendja nga ato.

Shejkhu vazhdoi kështu misionin e tij me fjalë dhe vepra. Një ditë, një grua

erdhi tek ai dhe i tha se kishte bërë zina (marrëdhënie seksuale jashtë

kurorës së martesës). Ajo e përsëriti rrëfimin e saj pa ngurruar dhe pa qenë e

detyruar. Pasi e kuptoi se ajo ishte në rregull dhe ishte e martuar, ai dha

urdhër që ajo të dënohej me gurëzim. Urdhëri i tij shumë shpejt u zbatua pasi

atëherë ai ishte bërë gjykatësi i Ujejnes.

Pas kësaj ngjarjeje, Shejkhu u bë akoma më i famshëm. Tashmë ai ishte bërë i

njohur me veprat e tij të mëherëshme si prishja e tyrbeve dhe thirrja e njerëzve

në Teuhid. Gjithashtu, shtegëtimi i njerëzve drejt Ujejnes nga vendet fqinje i

dha atij akoma më tepër famë.

Ndërkohë, Princi i Ahsas dhe fshatrave përreth saj, i cili ishte nga Benu Khalid

Sulejman bin Urajr el-Khalidi, mori vesh për misionin e Shejkhut dhe veprimet

e tij si prishja e tyrbeve dhe zbatimi i masave ndëshkimore Islame. Ai e mori

këtë si kërcënim ngaqë beduinët ishin njerëz që bënin zullum, plaçkitnin,

vrisnin dhe dhunonin ata që ishte e ndaluar t’i cënoje, me përjashtim të një

pakice prej tyre. Natyrshiht, princi beduin u frikësua se mos pozita e Shejkhu

rritej akoma më shumë dhe kështu do t’i hiqej nga duart pushteti që zotëronte.

Kështu, ai i shkroi Princit ‘Uthman duke e kërcënuar dhe duke i kërkuar që ta

vriste Shejkhun që jetonte me të në Ujejne. Ai e kërcënoi gjithashtu se do t’i

ndërpriste taksat që merrte ‘Uthmani në qoftë se kërkesa e tij nuk pranohej.

‘Uthmani, i cili merrte taksat në ar nga ky princ beduin, e mori masazhin

seriozisht. Ai kishte frikë se mos princi beduin nuk do t’i paguante më taksat

ose mos e sulmonte nëse ky nuk i bindej. Kështu që, ai i raportoi Shejkhut:

“Princi beduin më ka çuar një mesazh që të veproj kështu. Ne nuk duam

që të të vrasim, kurrën e kurrës, por kemi frikë nga princi sepse nuk kemi

mundësi që ta luftojmë. Kështu që, nëse mendohesh, t’i duhet të

largohesh nga ne.”

Atëherë Shejkhu u përgjigj: “Unë thjesht po i thërras njerëzit në Islam dhe

në përmbushjen e dëshmisë së Besimit se nuk ka të adhuruar tjetër me të

drejtë përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Tij. Kushdo që

kapet fort pas Islamit dhe e mban atë me vërtetësi, Allahu do ta ndihmojë

dhe do ta bëjë sundues të vendeve të tij armike. Dhe nëse ti reziston,

tregohesh i ndershëm dhe e pranon këtë Fe, atëherë përgëzohu se Allahu

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!