31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shpjegimi:

Kjo është një nga përgëzimet për Umer ibn el-Hatabin radijAllahu anhu. Profeti

sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Mbrëmë hyra në Xhenet dhe e pash një pallat të artë. Pranë tij qëndronte

një grua dhe mirrte abdes. I thash: “I kujt është ky pallat?” Ata thanë: “I

një arabi.” I thash: “Unë jam arab. I kujt është ky pallat?” Ata thanë: “I një

burri prej Kurejshëve.” I thash: “Unë jam prej Kurejshëve” I kujt është ky

pallat?” Ata thanë: “I Umer bin el-Hatabit.” Unë dëshirova të hy në të dhe

të shikojë, por mu kujtua xhelozia jote, o Umer, kështu që unë u ktheva

dhe u largova.” Atëherë Umer bin el-Hatabi fillojë të qajë dhe tha: “O i

dërguari i Allahut! A të xhelozojë në ty?” 3

Çështja është se Xheneti ekziston tashmë dhe se në të gjendet pallati i Umerit

radijAllahu anhu, jashtë të cilit një nga gratë e Xhennetit merr abdes. Këtë e pa

ai sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem me sytë e tij. Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sellem

ka thënë:

“Unë e pashë Keutherin.”

Hadithi është autentik. Ai sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem sikurse u tha, e pa

Keutherin dhe ai pa pellgun e tij ndërsa ai qëndroi në minber dhe tha:

“Unë po e shoh atë tani.”

Ka fakte të bollshme se Xheneti ekziston tani. Allahu Te ala ka thënë:

ال م أ و ج ن ة ع ند ه ا ال م ن ت ه ى د ر ة ع ند أ ن ل ة ر آه و ل ق د

“Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër. (E ka parë) tek Sidretul

Munteha. Që pranë saj është xhennetul Me’va (kopsht strehimi i…)” 4

Kjo është një nga argumentet që refuzon Mutezilitë e devijuar që besojnë se as

Xheneti e as Xhehnemi nuk egzistojnë tani dhe se do të kishte qenë e

pakuptimtë nëse ato kishin ekzistuar tani. Allahu i shëmtoftë ata dhe mendjen

e tyre!

Allahu Te ala ka thënë:

ل ل م ت ق ين أ ع د و ا ر الس م او ا ع ه ا و ج ن ة ر ب ك م م ن م ة إ ل ى و ار ع وا

“Dhe garoni në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një Xhenet, gjerësia e

të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të

devotshmit.” 5

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!