31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

rreth tij. Pastaj ata bëjnë tekfir mbi muslimanët apo të ngjashme. Ata dijetarë,

dituria e të cilëve është e kalitur dhe e rrënjosur thellë, bashkojnë mes

argumenteve në mënyrë që ata të mund të praktikojnë ato të gjitha. Prandaj, ne

themi se bëhet fjalë për mosbesim të vogël në këto tekste. Ndonjëherë ne kemi

të drejtë të themi vetëm se ato janë mosbesim, por ne besojmë se ato janë

mosbesim I vogël. Mosbesimi i madh është për shembull të përgënjeshtroj

Allahun apo të dërguarin e Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, ose të fyej Allahun

dhe të dërguarin sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, ose të mohoj diçka të njohur në

Islam, të mohoj një nga shtyllat e Islamit sikurse namazin, agjërimin dhe

zekatin, mohon engjëjt, Xhenetin ose Xhehnemin, dhe të ngjashme. Këto janë

mosbesim i madh që përjashton mbajtësin e tij nga feja. E njëjta gjë vlenë për

shakanë në lidhje me Allahun dhe të dërguarin e Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sellem,

neglizhon të vërtetën ose ka qëndrim arrogant ndaj saj. Të gjithë këta

faktorë janë mosbesim që e përjashtojnë mbajtësin e tyre nga Islami, ndërsa

mëkatet e përmendura në hadithin e mëparshëm janë në formën e mosbesimit

të vogël.

Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem tha:

“Ai që i thotë vëllaut të tij “O pagan”, ai ose është siç tha ai, ose i kthehet

atij.”

Ky është mosbesimi i vogël. Përjashtimi i vetëm është nëse ai beson se feja

muslimane është mosbesim prandaj ai bën tekfir mbi të, në këtë rast personi

është kafir. Mendimi i tij është mosbesim. Por në qoftë se ai bën tekfir mbi të

vetëm nga zemërimi për shkak të mospajtimit apo edhe ndonjë arsye tjetër,

atëher ky nuk është mosbesim i madh. Ky është mosbesim i vogël. Ti gjithmonë

mund të qortosh vëllanë tënd pa bërë tekfir mbi të.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

Këto hadithe dhe të ngjashme janë autentike dhe të sakta, ne duhet t’u

dorëzohemi edhe pse nuk i kuptojnë ato.

Këtë e tha Ahmedi nga butësia. Ndoshta ai i kishte për qëllim masën e gjerë të

cilët nuk i kuptojnë ato; ata duhet t’u dorëzohen atyre në të gjitha rastet. Sa

për dijetarët me dije të kalitur dhe të rrënjosur thellë sikurse Ahmedi

(RahimehUllah), kështu që ata i shpjegojnë sipas besimit të Ehl-us-Sunnetit. Ai

luftoi Hauarixhët të cilët kapën për këto tekste dhe luftoi Murxhiat që u kapën

për tekstet që falsin për shpërblimin. Ai luftoi të gjitha sektet, e cila dëshmon

se ai ishte një udhëheqës në Sunnet. Ai (RahimehUllah) e dinte se çfarë do të

thonë këto hadithe.

______________________________

1 - Bukhari (33) dhe Muslimi (59).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!