31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Tani, Shejkhu dhe ata që ishin me të ndodheshin mes dy grupe njerëzish. Njëri

grup përbëhej nga injorantë dhe budallenj që nuk dinin asgjë rreth Islamit apo

Teuhidit. Ata nuk dinin gjë tjetër përveç shirkut, injorancës, devijimit, bidateve,

bestytnive etj… që i kishin patur më përpara baballarët e tyre. Kur'ani i ka

përmendur këta njerëz të tillë:

“Ne i kemi gjetur baballarët tanë në këtë fe dhe ne po ndjekim gjurmët e

tyre.” (Ez-Zukhruf, 23.)

Grupi i dytë nga ana tjetër, ishin ata që kishin dije. Ata iu përgjigjën Shejkhut

negativisht për shkak të natyrës së tyre lakmitare dhe nivelit të ulët që kishin.

Ata kishin turp nga njerëzit. Ata kishin frikë se mos njerëzit do e vinin në

diskutim ndershmërinë e tyre: “Pse heshtët dhe nuk na lajmëruat kundër

këtyre të këqijave përpara se të vinte Ibn ‘Abdul- Uehabi?” Kështu, ata

ndoqën Çifutët duke zgjedhur të mirat e kësaj dynjaje.

Por Shejkhu vazhdoi më tej duke u treguar i duruar. Shumë dijetarë dhe njerëz

të lartë brenda dhe jashtë Gadishullit e bindën atë (që të ecte më tej). Ai ishte

tejet i vendosur dhe i palëkundur. Ai kërkonte gjithmonë ndihmën e Allahut në

të gjitha çështjet e tij. Përpiqej vazhdimisht në studimin e Kur'anit dhe leximin

e librave të dobishëm. Ai kishte një mjeshtëri të veçantë në komentimin e

Kur'anit dhe nxjerrjen e dobive prej tij. Gjithashtu, ai punoi mjaft me studimin

e jetës së Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe biografitë e Shokëve të

tij (radij-Allahu ‘anhum) me një kuptim të thellë, derisa me ndihmën e Allahut

mori prej tyre frymëzimin dhe qëndrueshmërinë e Imanit.

Shejkhu u bë përherë e më i vendosur dhe vazhdoi me misionin e tij që t’i

thërriste njerëzit në Islam e të mbante lidhje me pushtetarët dhe dijetarët.

Allahu i bëri realitet aspiratat e tij të virtytshme, e përhapi thirrjen për në

Teuhid dhe e fuqizoi të vërtetën nëpërmjet tij. Gjithashtu, Allahu i dha atij

përkrahës dhe ndihmues derisa Islami dhe Teuhidi u lartësua.

Shejkhu vazhdoi të jepte mësim dhe t’i thërriste njerëzit. Pak nga pak, ai nisi të

hidhej në veprim për largimin e shirkut, ngaqë ai e pa se thirrja e tij nuk dha

rezultat tek një pjesë e popullit. Në këtë mënyrë, ai mori përsipër detyrën për

largimin e gjurmëve të shirkut sipas mundësive që kishte. Prandaj ai i tha

Princit ‘Uthman që ta prishte tyrben mbi varrin e Zejdit.

Zejd Ibnul-Khattab (radij-Allahu ‘anhu) ishte vëllai i ‘Umer Ibnul-Khattab

(radij-Allahu ‘anhum). Ai ishte një nga shehidët që vdiq duke luftuar kundër

Musejleme el-Kedhabit (i cili pretendonte se ishte profet) në vitin 12 Hixhrij.

Ai u varros atje dhe më vonë u ndërtua një tyrbe ku thuhej se në të ishte varri i

tij.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!