31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

dhe të kemi kujdes prej tij, sepse ai ka cilësi të forta që karakterizojnë

hipokritët e vërtetë. Ne nuk jemi të sigurt se ai me të vërtetë është i tillë, por ne

jemi të kujdesshëm me të.

Ne përmendim hadithet e hipokrizisë pa përcaktuar se ata që kanë ato cilësi

janë mosbesimtarë. Ne stopohemi nga gjykimi në këtë çështje. Disa prej

Selefëve kanë thënë se ata nuk i shpjegojnë hadithet e ngjashme. Të tjerë prej

Selefëve i shpjeguan ato për ti refuzuar Hauarixhët. Hauarixhët besojnë se

dikush që ka një nga këto cilësi është një hipokrit njëqind për qind. Në këtë

mënyrë ata bëjnë tekfir mbi njerëzit. Ne nuk e bëjmë këtë.

Një rrugë tjetër është që ti përmendim ato në mënyrë frikësuese. Në qoftë se ne

hasim në një diskutim lidhur me këto cilësi, ne sqarojmë se ato janë një

hipokrizi në vepër dhe mosbesim i vogël. Sepse ka mosbesim të madh dhe të

vogël. Ka edhe hipokrizi të madhe dhe hipokrizi të vogël. Ka idhujtari të madhe

dhe idhujtari të vogël. Një tjetër alternativë është që ne hasim në diskutim me

Hauarixhët ekstrem. Këtu ne duhet të japim detaje dhe të themi se këto cilësi

janë mosbesim i vogël. Dhe nëse ne shohim masën e gjerë duke rënë në këto

mëkate ne i përmendim hadithet në mënyrë jo të detajuar për ti frikësuar ata.

Ky është me sa duket besimi i Ahmedit (RahimehUllah). Dëshmi për këtë është

e gjitha që është përmendur. Ai dalloi nga Hauarixhët dhe ishte një nga ata që i

luftoi ata në mënyrën më të ashpër. Ata përdorin hadithe të ngjashme për të

bërë tekfir mbi mëkatarët. Ehl-us-Sunneti nuk bëjnë tekfir mbi mëkatarët. Për

shembull, profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Mos u ktheni pas meje në kufarë të devijuar të cilët vrasin njëri-tjetrin.”

Hauarixhët e përdorin këtë hadith për të bërë tekfir. Ehl-us-Sunneti thonë se

ky nuk është aspak argument për këtë. Allahu Tebarake ue Te‘ala ka thënë:

“Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni

ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë

grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të Allahut, e

nëse kthehet, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani

drejtësinë, se vërtet Allahu i do të drejtit. S’ka dyshim se besimtarët janë

vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë Allahun,

që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).” 8

Ai dëshmoi për besimin dhe vëllazërinë në besim mes tyre, edhe pse ata

luftuan kundër njëri-tjetrit. Por ai që e lufton një musliman duke besuar se kjo

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!