31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Hipokrizia (nifaku) është mosbesim (kufër) dhe do të thotë që të mohoj

Allahun, dhe të adhuroj dikë tjetër pos Tij, kurse njëkohësisht e shfaq

Islamin publikisht. Kështu vepruan hipokritët në kohën e të të dërguarit

të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.”

Shpjegimi:

Hipokrizia (nifaku) është të shfaqet si musliman Islami dhe të fshehë

mosbesimin, pavarësisht nëse personi adhuron dikë tjetër pos Allahut apo jo.

Ndoshta ai mund të jetë një heretik si komunistët të cilët as nuk e adhurojnë

Allahun e as dikë tjetër. Ai që shfaqë Islamin dhe fsheh mosbesimin është

hipokrit (munafik), pavarësisht nëse ai e adhuron dikë tjetër pos Allahut apo

jo. Përkufizimi i hipokrizisë është siç kam thënë pra, që të shfaqë Islamin nga

hipokrizia, gënjeshtra dhe ruajtja nga të tjerët, ndërsa e fshehë mosbesimin.

Shumë njerëz thonë se ata i përkasin Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit kurse në

fakt ata janë bidatçi. Në brendësinë e tij, ai pranon risitë, ndërsa nga ana e

jashtme ai shfaqet dhe thotë se i përket Ehl-us-Sunnetit. Kjo është hipokrizi.

Ata mbështesin Pasuesit e Bidateve dhe pranojnë risitë dhe thonë se ata janë

Ehl-us-Sunneh. Megjithatë karakteristikat e tyre veçuese alarmojnë se ata janë

në anën e Pasuesve të Bidateve dhe miratojnë metodologji për t’i mbrojtur ata.

Ne duam që të kemi rini të zgjuar dhe mendjemprehtë që kanë dashuri ndaj

Allahut, të dërguarit të Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem dhe i duan besimtarët

dhe në veçanti sahabët e Muhammedit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Nëse ne

shohim një mangësi në këtë dashuri, ne e kuptojmë se ka një mungesë në

besim. Një mangësi e tillë është shumë e rrezikshme dhe një humbje e madhe.

Hipokriti e shfaq islamin dhe e fsheh mosbesimin. Ai e shfaq Islamin haptas.

Kështu vepruan hipokritët në kohën e të dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi

ue sel-lem. Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (RahimehUllah) thotë se disa

besojnë se hipokrizia ekzistoi vetëm në kohën e të dërguarit sal-lAllahu 'alejhi

ue sel-lem, e cila më vonë u zhduk. Kjo është gabim. Hudhejfe radijAllahu

anhu ka thënë:

“Hipokrizia e sotme është më e keqe se ajo që ishte në kohën e të

dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.” Kur ai u pyet në lidhje

me arsyen, ai tha: “Në kohën e të dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue

sel-lem hipokriët e fshihnin hipokrizinë. Sot ata e shfaqin atë haptas.”

Sot, hipokrizia është e zakonshme dhe veçanërisht në mesin e rrymave të

orientuara politikisht. Ka disa prej tyre të cilët vetë e kanë pranuar. Të tjerë

kanë thënë:

“Unë nuk njohë ndonjë politikan i cili nuk gënjen.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!