31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Është obligim të gurëzohet personi që është ose ka qenë i martuar dhe

bënë zina, me kusht që ai vetë e pranon ose dënohet nga dëshmitë. I

dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) gurëzoi dhe halifet e

udhëzuar gurëzuan gjithashtu.”

Shpjegimi:

Kështu dënohet personi që bënë zina; ai gurëzohet derisa të vdes. I dërguari i

Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e gurëzoi gruan nga fisi Ghamid, Maizin,

dhe grua nga fisi Xhuheni dhe çiftin hebre. Kjo dispozitë është në Teurat, në

Ungjill dhe Kuran. Një nga gjykimet e më hershme të cilin sheriati islam e ka

miratuar dhe pranuar është gurëzimi. Pra gurëzimi është i ligjësuar me Teurat,

Ungjill dhe Kuran. U shpallë një ajet në lidhje me gurëzimin i cili më vonë u

abrogua, ndërsa vendimi i tij mbeti. Këtë e tregoi Umer bin el-Hatabi

(radijAllahu anhu) kur ai tha:

“Allahu e dërgoi Muhammedin (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) me të

vërtetën dhe ia shpalli librin atij në të cilin mes tjerash ishte një ajet në

lidhje me gurëzimin. Ne e lexuam atë, e memorizuam atë dhe e kuptuam.

I dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) gurëzoi dhe ne gurëzuam

pas tij. Unë kam frikë se do të vijë një ditë kur dikush thotë: “Pasha

Allahun! Ne nuk mund të gjejmë ajetin lidhur me gurëzimin në Kuran,”

dhe devijon për shkak se ai ka braktisur një obligim të cilin Allahu e ka

shpallur. Gurëzimi në Kuran është i vërtetë dhe kjo vlenë edhe për burrat

dhe gratë që janë apo kanë qenë të martuar, dhe që bëjnë zina, pasi që ajo

të jetë konfirmuar përmes dëshmive, shtatzënisë apo pranimit.”1

Dëshmia përbëhet nga katër dëshmitarë. Nëse vetëm tre dëshmojnë zinanë, ata

dënohen për shpifje. Pra ata duhet të jenë katër. Gjithashtu kërkohet që ata të

shohin se penisi i burrit është padyshim brenda në vaginën e gruas. Dëshmia e

tyre nuk pranohet nëse ata vërtetë nuk janë të katërtit të cilit e shohin

marrëdhënien. Këto kushte janë për të mbrojtur jetën dhe nderin;

“Përse ata nuk i sollën katër dëshmitarë për këtë? E derisa nuk sollën

dëshmitarë, ata pra te Allahu janë mu gënjeshtarët.” 2

Pranimi është një tjetër provë. Edhe burri i quajtur Maiz dhe gruaja nga fisi

Ghamidi pranuan.

Shtatzënia e gruas është dëshmia e tretë. Shtatzënia e saj është prova më e

mirë.

ال

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!