31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Xhubejla ishte një fshat në afërsi të varrit (të Zejd Ibnul-Khattabit). Atëherë

‘Uthmani mobilizoi një ushtri prej gjashtëqind ushtarësh dhe marrshoi drejt

varrit që ta shkatërronte tyrben. Ushtria shoqërohej nga Shejkhu.

Menjëherë sapo mbërritën tek tyrbeja, populli i Xhubejlas doli për ta mbrojtur

atë. Por kur panë Princin me ushtrinë e tij, ata hoqën dorë nga vendimi i tyre

dhe u tërhoqën. Pastaj, ishte Shejkhu ai që e shkatërroi dhe e hoqi tyrben.

Allahu e hoqi atë me duart e Shejkhut.

Le të shohim se si ishte gjendja e Nexhdit përpara ardhjes së Shejkhut dhe

arsyet e predikimit të tij:

Populli i Nexhdit ka jetuar në një gjendje që nuk mund të pranohet nga asnjë

besimtar. Atje ishte shfaqur dhe ishte përhapur mjaft Idhujtaria. Njerëzit

adhuronin varret, pemët, gurët, shpellat dhe çdo person që pretendonte se

ishte eulija [njeri i afërt tek Allahu] edhe pse ai mund të ishte ndonjë i

çmendur apo ndonjë budalla. Atje ishte përhapur gjithashtu magjia dhe falli

dhe besimi në to ishte bërë mjaft popullor. Askush nuk i kishte kundërshtuar

këto tradita përveç një pakice. Njerëzit ishin të preokupuar me mirësitë dhe

kënaqësitë e kësaj dynjaje.

Të rrallë ishin ata që ngriheshin për hir të Allahut dhe e ndihmonin Fenë e Tij.

E njëjta gjendje ishte edhe në Mekke, Medine dhe në Jemen, ku mbizotëronte

ndërtimi i tyrbeve mbi varre, kërkimi i ndihmës nga eulijatë dhe forma të tjera

të idhujtarisë. Por në Nexhd besimet dhe praktikat e idhujtarisë ishin më të

përhapura.

Në Nexhd njerëzit adhuronin objekte të ndryshme që ngriheshin mbi varre,

shpellat, pemët e deri tek njerëzit e lajthitur të cilët ata i quanin eulija. Në

Nexhd gjithashtu ishte bërë zakon lutja e xhinëve dhe kërkimi i ndihmës prej

tyre; prerja e kurbaneve për ta dhe vendosja e kurbanit në këndet e shtëpive

duke shpresuar mbrojtjen e tyre dhe duke patur frikë nga dëmi i tyre.

Kur Shejkhu e pa se njerëzit ishin fundosur në Shirk dhe se askush nuk po

shfaqte refuzimin e tij apo se askush nuk ishte i gatshëm që t’i thërriste

njerëzit për tek Allahu, ai vendosi të punonte për këtë gjë i vetëm duke patur

durim. Ai e dinte se asgjë nuk mund të arrihej pa përpjekje (Xhihad), durim

dhe vuajtje. Prandaj, ai e mundoi veten duke dhënë mësim, duke drejtuar dhe

udhëzuar njerëzit. Gjithashtu, ai u dërgoi telegrame dijetarëve duke kërkuar

përkrahjen e tyre dhe duke u kujtuar detyrën që kishin për të ndihmuar Fenë e

Allahut dhe luftimin e Shirkut dhe bestytnive [besimeve të shpikura e të

pabaza]. Shumë dijetarë nga Nexhdi, Mekka dhe Medineja e pranuan kërkesën

e tij. Poashtu dijetarë nga Jemenit dhe nga vendet e tjera u pajtuan me të dhe i

dërguan miratimin e tyre. Megjithatë, disa nga dijetarët që nuk u pajtuan me të

e kritikuan misonin e tij, e dënuan atë dhe u distancuan prej tij.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!