31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

55. Ne nuk dëshmojmë për

asnjë musliman se ai do të

hyjë në Xhenet apo në

Xhehnem.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Ne nuk dëshmojmë për një musliman se ai do të hyjë në Xhenet apo në

Xhehnem për veprat që i ka. Ne shpresojmë për të mirën e tij dhe kemi

frikë për të, kemi frikë për mëkatarin dhe shpresojmë që Allahu ta falë

atë.”

Shpjegimi:

Ai tha:

“Ne nuk dëshmojmë për asnjë musliman se ai do të hyjë në Xhenet apo në

Xhehnem për veprat e tij.”

Do të thotë përderisa mëkati nuk është mosbesim. Nëse mëkati është

mosbesim apo idhujtari, atëherë e ka gjykimin e tij. Por në qoftë se është vetëm

një mëkat nga mëkatet, ne nuk japim gjykim se ai as nuk do të hyjë në Xhenet

apo në Xhehnem. Në qoftë se ai e bëri vepra të mira, ne shpresojmë që ai të

hyjë në Xhenet. Në qoftë se ai e bëri veprime që kërkojnë dënimin në Xhehnem,

ne kemi frikë për të. Ne shpresojmë për të bindurin dhe frikësohemi për të

pabindurin. Ne nuk gjykojmë as për as Xhenetin e as Xhehnemin për dikë.

Është vetëm Allahu Azza ue Xhel i Cili ka të drejtë për këtë. I vetmi përjashtim

është pra mosbesimi i qartë. Një jehudi ose i krishterë është kafir, kjo është e

qartë. Një person i tillë do të hyjë në Xhehnem. Ne themi prerë se jobesimtari

do të hyjë në Xhehnem. Besimtarit, të bindurit dhe mëkatarit të tyre, ne nuk

gjykojmë për ta asgjë.

Kjo është në dorën e Allahut ‘Azze ue Xhel. Ne shpresojmë për të bindurin dhe

frikësohemi për mëkatarin. Ne shpresojmë për të mirin dhe njëkohësisht

frikësohemi për të. Është e mundur që nga ana e jashtme ai bën vepra të mira,

ndërsa në zemër qëndron në të kundërtën. Kjo ka ndodhur më parë. I dërguari

sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë në lidhje me personin që luftonte ashpër:

“Ai është në Zjarr.” 1

Me sa dukej ai ishte një luftëtar, por qëllimin kishte tjetër.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!