31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ai sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem gjithashtu ka thënë:

“Ai që vritet për shkak se ka mbrojtur veten është martir. Ai që vritet për

shkak se ka mbrojtur pasurinë e tij është martir. Ai që vritet për shkak se

ka mbrojtur fenë e tij është martir.” 2

Në qoftë se pasuria e një personi ose nderi i tij sulmohen ose në qoftë se ai vetë

sulmohet, atij i lejohet që të rezistojë sa më mirë që mundet pa synuar vrasjen.

Nëse gjendja shpie në vrasjen e agresorit pa dashje, kjo nuk është asgjë për t’u

shqetësuar. Nëse ai vetë vritet ai bëhet martir. Legjislacioni lejon personin që

sulmohet që të mbrojë pasurinë e tij, nderin e tij dhe veten e tij. Disa dijetarë

madje thonë se është e detyrueshme që personi të mbrojë gratë dhe motrat e

tij. Pra, është e detyrueshme për të mbrojtur gratë e tyre. Në qoftë se mjafton

me rezistencën më të vogël kështu që është e mirë. Dhe në qoftë se kjo shpie në

vdekjen e agresorit, ai nuk ka bërë mëkat, ndërsa i vdekuri hynë në Xhehnem.

Nëse personi i sulmuar vriet, ai është – insha Allah – martir. Ai duhet,

megjithatë, ta bëjë këtë për hirë të Allahut Tabareke ue Te ala dhe ti përmbahet

librit të Allahut ‘Azze ue Xhel dhe jo vetëm që të mbrojë vetën e tij. Sepse veprat

janë sipas qëllimit.

Imam Ahmedi e bazoi këtë çështje në këto hadithe. Ai tha se i dërguari sallAllahu

'alejhi ue sel-lem e lejoi vetë-mbrojtjen dhe jo vrasjen. Ai sal-lAllahu

'alejhi ue sel-lem ligjësoi vetë-mbrojtjen dhe jo vrasjen. Ti nuk duhet të synoshë

që ta vrasësh atë. Ti duhët të synosh që ta evitosh atë. Nëse ai ndalon, kështu

që është mirë. Dhe në qoftë se ai nuk ndalet deri sa ai të vritet kështu që vlen

gjykimi i të dërguarit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Nëse sulmuesi vritet ai hynë

në Xhehnem dhe në qoftë se i sulmuari vritet, ai bëhet martir.

Mos e mbytë atë nëse e kap atë ose e dëmtonë atë. Ti nuk ke të drejtë që të

shuash jetën e tij. Nëse ai ikë, nuk të lejohet që ta ndjekësh atë. E keqja e tij ka

pushuar dhe ky është synimi. Ose ai bie i plagosur ose ai ikë. Në këtë rast ty

nuk të lejohet që ta ndjekësh atë. Poashtu mos e mbytë atë nëse ai bie i

plagosur. Kjo nuk të lejohet. Nëse e bëni këtë ti ke kaluar kufirin. Ti je

urdhëruar për të mbrojtur veten, jo për ta vrarë atë. Nëse e kap atë, nuk të

lejohët që ta vrasësh atë, ose të aplikoshë dënimin e ligjësuar mbi të. Ai duhet

të dërgohet tek autoriteti që mund të aplikojë ndëshkimin e Allahut mbi të apo

atë që ajo e konsideron të jetë e saktë. Autoriteti është përgjegjës për verat e tij.

______________________________

1 - Muslimi (140).

2 - Tirmidhi (1421) dhe Ebu Davudi (4772). Autentik sipas Albanit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!