31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Sepse rebelimi ndaj pushtetarit kundërshton argumentet e konfirmuara nga

Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, dhe një prej parimeve madhështore të Ehlus-Sunnetit

dhe Xhematit. Për sa kohë të mungon aftësia dhe dëmet do të jenë

më të mëdha se sa dobitë, ti nuk duhet të revoltohesh as ndaj pushtetarit

jomusliman. Vetëm kur ka kapacitet dhe më shumë dobi se sa dëm kjo lejohet.

Përndryshe, duhet duruar. Por në qoftë se pushtetari është musliman dhe e

falë namazin, kështu që nuk është e lejueshme të revoltohesh kundër tij deri sa

ai të shfaqë një mosbesim të qartë. Kështu ai duhet të rrëzohet përgjatë

kushteve të përmendura.

54. Lejohet luftimi i

banditëve dhe i Hauarixhëve.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Është e lejuar për të luftuar banditët dhe Hauarixhët. Nëse ata e

sulmojnë një person ose pasurinë e tij, atëherë është e lejueshme për të

që të mbrojë vetën e tij dhe pasurinë e tij. Atij i lejohet që të mbrojë vetën

me çdo mjet që ai mundet. Megjithatë, atij nuk i lejohet që t’i ndjek ata

dhe ti kërkojë ata nëse ata e lënë të qetë. Askujt tjetër përveç liderit apo

udhëheqësve muslimanë nuk i lejohet që të bëjë një gjë të tillë. Atij i

lejohet vetëm që të mbrojë veten e tij në vend. Qëllimi i tij duhet të jetë

që të mos e mbys dikë. Nëse ai gjatë vetë-mbrojtjes ndodh që ta mbys

agresorin, kështu që mbaroi puna e agresorit. Dhe nëse ai vritet, ndërsa ai

ishte duke mbrojtur veten dhe pasurinë e tij, ai arrin me siguri

martirizimin. Kështu është përmendur në hadithe dhe transmetime. Ato

urdhërojnë vetëm vetë-mbrojtje dhe jo që agresori të vriten ose të ndiqet.

Atij gjithashtu nuk i lejohet që t’ia shuajë jetën e tij, nëse ai bie në tokë

ose plagoset. Atij gjithashtu nuk i lejohet që ta mbys atë, ose që të

aplikojë dënimin sheriatik mbi të nëse ai e kap atë. Ai në vend të kësaj

duhet ta dërgojë atë tek autoritetet dhe ta lejojë atë që ta gjykojë atë.”

Shpjegimi:

Ky është një shpjegim i detajuar se si Hauarixhët, banditët dhe kryengritësit

duhet të luftohen. Kjo është bazuar në hadithet e profetit sal-lAllahu 'alejhi ue

sel-lem. Një njeri e pyeti atë sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:

“Çfarë mendoni se unë duhet të bëjë nëse një njeri dëshiron të marrë

pasurinë time?” Ai tha: “Mos ia jep atë atij.” Ai e pyeti: “Nëse ai më

lufton?” Ai tha: “Luftoje atë.” Ai e pyeti: “Nëse ai më mbytë mua?” Ai u

përgjigj: “Atëherë ti je martir.” Ai e pyeti: “Nëse unë unë mbysë atë?” Ai u

përgjigj: “Ai hynë në zjarr.” 1

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!