31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

“Xhihadi nën udhëheqësit e devotshëm dhe mëkatarë vlenë deri në Ditën

e Gjykimit, dhe nuk duhet braktisur. Shpërndarja e plaçkës së luftës dhe

zbatimi i dënimeve nga pushtetarët janë të vlefshme. Askush nuk ka të

drejtë që ti kritikoj dhe ti kontestoj ata. Është e lejueshme dhe e

vlefshme që t’u paguhet zekati atyre, pavarësisht nëse ata janë të

devotshëm ose mëkatar. Falja e namazit të xhumasë pas tyre dhe

guvernatorëve të tyre është e lejuar dhe e plotë dhe përbëhet nga dy

rekate. Ai që e përsëritë atë është bidatçi që anashkalon transmetimet

dhe e kundërshton Sunnetin. Ai me këtë nuk arrin asgjë nga vlera e

xhumasë, përderisa nuk e konsideron të saktë faljën e namazit të

xhumasë me udhëheqësit, pavarësisht nëse ata janë të devotshëm ose

mëkatarë. Është Sunnet falja e dy rekateve me ta dhe ti konsideroshë ato

të jenë të sakta. Ti nuk duhet të dyshosh në këtë.”

Shpjegim:

Pasi që Xhihadi është në fuçi deri në Ditën e Gjykimit, ne duhet të luftojmë nën

udhëheqjen e pushtetarit pavarësisht nëse ai është i devotshëm apo mëkatar.

Kështu e praktikonin Selefët duke përfshirë Ibn-ul-Mubarakun, el-Euzain dhe

Ahmed bin Hanbelin. Ata dolën në kufi dhe luftuan nën udhëheqjën e Abasive.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Shpërndarja e plaçkës së luftës dhe zbatimi i dënimeve nga pushtetarët

janë të vlefshme.”

Ata besojnë se janë udhëheqësit ata që shpërndajnë plaçkat e luftës dhe

zbatojnë dënimet për kurvëri, vrasje, vjedhje, abuzim të alkoolit dhe të

ngjashme. Kjo është detyrë e atyre që janë në pushtet, dhe jo një gjë që

individët apo grupet duhet bërë. Pushtetari duhet përkujdeset për këto, sepse

kjo është e drejta e tij. Që individët ose grupe të mirren me këtë kjo shpie vetëm

në gjakderdhje dhe trazira të pafundme. Kur një pushtetar e kryen këtë detyrë,

por ai është mëkatar, njerëzit qetësohen dhe umeti i shmanget trazirave.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Askush nuk ka të drejtë që ti fyej dhe kontestoj ata.”

As për ekzekutimin apo shpërndarjen e plaçkës së luftës, në kundërshtim me

veprimin e Dhul-Khuuejsiras.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Është e lejueshme dhe e vlefshme zekati që u ipet atyre nëse ata janë të

devotshëm ose mëkatar.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!