31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

49. Sillen me metodë

komuniste ndaj Ehl-us-

Sunnetit.

Ummu Seleme radijAllahu anha ka transmetuar se profeti sal-lAllahu 'alejhi ue

sel-lem ka thënë:

“Ju do të keni udhëheqës, tek ta do të shihni disa gjëra të mira dhe disa

të këqia. Ai që i sheh të këqiat ka shpëtuar, ai që i ka urryer ato është

pastruar. Problemi është ai që kënaqet dhe pason ato të këqia.” Ata thanë:

“O i dërguari i Allahut! A t’i luftojmë ata?” Ai u përgjigj: “Jo, për deri sa

ata e falin namazin.”

Muslimi ka thënë:

“Ky është ai që urren dhe qorton me zemrën e tij.”

Muslim ka thënë se mund edhe të urreshë dhe të dënoshë me zemër. Një

hadith tjetër thotë:

“Ai nga ju që sheh një mëkat duhet ta ndryshojë atë me dorën e tij. Nëse

ai nuk mund ta bëj këtë, ai duhet ta bëjë atë me gojën e tij. Nëse ai nuk

mund ta bëj këtë, ai duhet ta bëjë atë me zemrën e tij dhe ky është besimi

më i dobët.”1

Nëse një dijetar sot qorton vetëm me zemër, për shkak të frikës apo diçka

tjetër, ai akuzohet të jetë një agjent, spiun, servil dhe akuza të tjera që ata kanë

marrë nga komunistët. Kjo metodë nuk buron nga muslimanët. Kështu

funksjonojnë komunistët, kryengritësit, mbështetësit e partisë Ba’th,

nacionalistët dhe parti të tjera të devijuara. Si mund një i ri musliman të

pranojë një gjë të tillë? Dijetarët islamë dhe Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati i

përmbahen udhëzimeve fisnike të dërguarit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, të

tilla si kjo, dhe mendimet e imamëve, duke përfshirë Malikun, Shafiiun, Ahmed

bin Hanbelin, el-Euzain, eth-Theurin dhe të tjerë. Të gjithë ata jetuan nën

pushtete që kanë patur gabime dhe mospërputhje. Çfarë ndodhi në kohën e

Imam Ahmedit? Një shtet që mohoi cilësitë e Allahut Te ala dhe pranuan

ideologjinë e Xhehm bin Safuanit (ideologjinë e Xhehmive). Ideologjia e

Xhehmit përbëhet nga mosbesimi. Mendimi i krijimit të Kuranit është kufër

sipas Ahmedit dhe Ehl-ul-Hadithit në atë kohë. Pushteti thërriste në kufër. Kur

ata donin të rebeloheshin ndaj qeverisë, Imam Ahmedi nuk pranoi, duke thënë

se ky veprim është i keq dhe i dëmton muslimanët. Ai i qortoi ata. A ishte

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!