31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Pastaj u drejtua për në el-Ahsa. Atje u takua me disa dijetarë dhe diskutoi me

ta rreth bazave të Islamit.

Pastaj shkoi në Hurejmela. Kjo ka ndodhur në dhjetëvjeçarin e pestë të

shekullit të dymbëdhjetë Hixhrij. Mes princit të Ujejnes dhe babait të tij plasi

një debatnë gjatë kohës kur ky i fundit ishte gjykatësi i Ujejnes. Kështu, ai u

largua nga Ujejna dhe shkoi në Hurejmela në vitin 1139 Hixhrij. Kjo ishte

arsyeja përse Shejkhu shkoi në Hurejmela. Ai mbërrit aty në vitin 1140 ose më

tej.

Atje, ai vazhdoi aktivitetet në fushën e studimit dhe mësimdhënies deri sa vdiq

babai i tij në vitin 1153. Ai ka vuajtur shumë nga duart e njerëzve dashakeqë.

Madje disa prej tyre tentuan ta vrisnin. Thuhet se disa persona u ngjitën në

murin e shtëpisë së tij, por ia mbathën kur u diktuan nga disa të tjerë.

Në këto rrethana Shejku ishte i detyruar që të largohej nga Hurejmela. Arsyeja

përse ata njerëz të këqinj u treguan armiqësorë kundër tij ishte për shkak se ai

urdhëronte të mirën dhe ndalonte të keqen. Ai gjithashtu i bindi pushtetarët që

t’i ndëshkonin kriminelët me ashpërsi. Mes tyre ishin ata njerëz që quhesh

“Abid”. Ata vidhnin, plaçkitnin dhe i shkelnin të drejtat e të tjerëve. Menjëherë

pasi morën vesh se Shejkhu ishte kundër veprimeve dhe interesave të tyre, ata

u përpoqën ta vrisnin atë. Por Allahu ia shpëtoi jetën.

Pastaj, ai shkoi në Ujejne ku në atë kohë qeveriste Princi ‘Uthman bin

Muhamed bin Muamer. Princi e priti Shejkhun përzemërsisht. Ai e bindi atë që

të fillonte t’i thërriste njerëzit në Islam dhe i premtoi të gjithë mbështetjen dhe

ndihmën e tij. Ai u tregua dashamirës dhe miqësor me të. Kështu, Shejkhu

vazhdoi aktivitetet e tij duke i mësuar dhe duke i udhëzuar njerëzit dhe duke i

thirrur ata në Rrugën e Allahut. Ai i udhëzoi njerëzit drejt devotshmërisë,

mirësisë dhe dashurisë për hir të Allahut.

Pak nga pak, Shejkh Muhamed bin ‘Abdul-Uehab u bë i famshëm në Ujejne

dhe në rrethinat e saj. Njerëzit erdhën në Ujejne nga qytetet dhe fshatrat fqinjë

për t’u takuar me të. Një ditë, Shejkhu i tha Princit:

“Le ta shkatërrojmë tyrben tek varri i Zejd Ibnul-Khattabit (radij- Allahu

‘anhu). Ajo është ngritur mbi devijim. Allahu nuk e pranon atë dhe

Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka ndaluar ndërtimin e tyrbeve

dhe xhamive në varreza. Për më tepër, kjo tyrbe i ka marrosur njerëzit

dhe ua ka zëvendësuar besimin me Shirk, prandaj ajo duhet të

shkatërrohet.”

Princi u pajtua me këtë propozim. Pastaj Shejkhu tha se druhej se mos populli

i Xhubejlas revoltohej kundër këtij veprimi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!