31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

dhe Muavija. Pas tyre erdhën pasardhësit e tyre që dikujt i dhanë përparësi

ndaj dikujt me pasuri. Ne nuk e përfshijmë Muavijen radijAllahu anhu në

mesin e atyre, por kishte padrejtësi në mesin e Benu Maruan. Ata e shtyenin

namazin e ikindisë dhe i falnin namazet pasi u kishta kaluar koha. Ka pasur

mangësi tek ta. Pavarësisht nga kjo, sahabët bën durim me ta. Njerëzit u

ankuan tek Enesi radijAllahu anhu ndaj gjakderdhjeve dhe plaçkitjeve të

Haxhaxhit. Haxhaxhi ishte më keq se sundimtarët e sotëm. Sot, këta kanë

sisteme pushteti dhe ligje, pavarësisht nëse në Lindje apo në Perëndim, por

Haxhaxhi ishte kaotik dhe pasonte epshet e tij. Ai derdhi gjakun. Enesi tha:

“Duroni. Nuk vie një vit, vetëm se viti më pas është më i keq.”

Ai i urdhëroi ata që të durojnë. Ai e kishte sjellë këtë nga mësimet dhe

udhëzimet e të dërguarit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

Alkame Bin Ua’il tha tregoi nga babai i tij se Seleme bin Jezid el-Xhu’fi i tha të

dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem:

“O i dërguari i Allahut! Çfarë na urdhëronë në qoftë se ne kemi udhëheqës

që na kërkojnë të drejtat e tyre dhe nuk na japin të drejtat tona?”

Ai sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem u largua prej tij. Ai e pyeti atë dhe ai u largua

prej tij. Çështja ishte e rrezikshme dhe ai sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem nuk e

pëlqeu atë. Çështja ishte serioze. Çfarë do të thoshte i dërguari sal-lAllahu

'alejhi ue sel-lem? El-Ash’ath bin Kajsi e kapi për dore dhe i tha:

“Dëgjoni dhe bindjuni! Ju nuk jeni përgjegjës për më shumë se ajo që

është vënë mbi ju, dhe ata janë përgjegjës vetëm për atë që është vënë

mbi ta.”1

Dikush mund të mendoj se kjo është fjalë el-Ash’ath bin Kajsit. Le të themi se

kjo është e vërtetë, por i dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem e

miratoi atë. Ju e dini se Sunneti përbëhet nga fjalët, veprat dhe miratimet e të

dërguarit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Megjithatë, ka transmetime të tjera që

thonë se i dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Dëgjoni dhe bindjuni! Ju nuk jeni përgjegjës për më shumë se ajo që

është vënë mbi ju, dhe ata janë përgjegjës vetëm për atë që është vënë

mbi ta.”2

______________________________

1 - Muslimi (1846).

2 - Muslimi (49).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!