31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

nëpërmjet zgjedhjeve, konsultimeve apo grusht shtetit, dhe posedon

fuqinë dhe pushtetin, kështu që është e detyrueshme për ti´u bindur atij

dhe të kursehen jetët e myslimanëve. Pa marrë parasysh nëse ai është i

devotshëm apo mëkatar, duhet ti bindemi atij.”

Shikoni se si Imam Ahmedi, Bukhariu dhe të gjithë imamët e tjerë të islamit, e

konsideronin bindjen ndaj pushtetarit të jetë një nga parimet e Islamit, pa

marrë parasysh nëse ai është i devotshëm apo mëkatar.

Hauarixhët, Rafidat dhe të tjerët mund të bien dakord për pushtetin e tij nëse

ai është i devotshëm, dhe ndoshta jo nëse ai është mëkatar. Sipas Rafidave

nuk ishte as Ebu Bekri e as Umeri i devotshëm. Sipas Hauarixhëve Aliu nuk

ishte i devotshëm. Në përgjithësi, ata përputhen nëse ai është i devotshëm.

Megjithatë, ata mendojnë ndryshe në qoftë se ai është mëkatar. Nuk lejohet

rebelimi kundër një kalifi të padrejtë dhe mëkatar nën asnjë rrethanë,

përderisa ai është mysliman. Ka shumë hadithe lidhur me këtë duke përfshirë:

“Ne i premtuam të dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem

besatimin për ta dëgjuar dhe për t’iu bindur atij në atë që është e lehtë

për ne dhe në atë që është e vështirë për ne, atë që e pëlqejmë dhe atë që

e urrejmë, edhe nëse shohim se si të tjerëve iu ipet përparësi ndaj nesh,

dhe të mos e kontestojmë pushtetarin derisa të shohim mosbesim të

qartë.”1

______________________________

1 - Muslimi (1709).

45. Jo (të ngriteni kundër

tyre) përderisa ata e falin

namazin.

Ummu Seleme radijAllahu anha ka transmetuar se profeti sal-lAllahu 'alejhi ue

sel-lem ka thënë:

“Ju do të keni udhëheqës, atëherë ju do të shihni tek ta disa gjëra të mira

dhe disa të këqia. Ai që i sheh të këqiat ka shpëtuar, ai që i ka urryer ato

është pastruar. Problemi është ai që kënaqet dhe pason ato.” Ata thanë: “O

i dërguari i Allahut! A të mos i luftojmë ata?” Ai u përgjigj: “Jo, për deri sa

ata e falin namazin.”1

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!