31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

shkruajtur rreth Imamit. Ai është pikëlluar për vdekjen e tij duke e shprehur

pikëllimin e tij me një elegji madhështore.

Ka dhe shumë të tjerë që kanë shkruajtur rreth Imamit, të cilët janë të

mirënjohur për lexuesit dhe dijetarët.

Për shkak se e dimë së shumë njerëz nuk janë në dijeni rreth jetës dhe thirrjes

së Imamit, mendoj se duhet ta shpjegoj jetën e tij të devotshme, misionin dhe

luftën e tij të sinqertë. Pastaj, kushdo që ka paqartësi rreth jetës dhe thirrjes së

Imamit do ta kuptojë të vërtetën.

Muhamed bin ‘Abdul-Uehab lindi në vitin 1115 pas Hixhretit, megjithëse disa

janë të mendimit se ai ka lindur në vitin 1111 pas Hixhretit, mendim i cili nuk

është shumë i dëgjuar.

Ai u edukua nga babi i tij në Ujejne, që ishte vendlindja e tij. Ujejne ishte një

fshat që ndodhej në Jemame, në Nexhd, në veriperëndim të qytetit të Rijadit.

Atje ai ka kaluar një jetë të devotshme.

Mësoi të lexojë Kur'anin shumë herët. Nisi studimet e para me të atin, Shejkh

‘Abdul-Uehab bin Sulejman, i cili ishte Fekih dhe Gjykatës i Ujejnes.

Kur arriti moshën e pjekurisë, Shejkhu shkoi në Xhaminë e Shenjtë në Mekke

për të kryer Haxhin dhe për të mësuar me personalitetet e shquara atje. Nga

Mekka ai u nis për në Medine.

Gjatë qëndrimit atje, ai u takua me dy dijetarët e mëdhenj të Medines. Njëri

prej tyre ishte shejkh ‘Abdullah bin Ibrahim bin Sejf en-Nexhdi, babai i Shejkh

Ibrahim bin ‘Abdullah, i cili ka shkruajtur librin “Vlerësim mbi Ligjin e

Trashëgimisë”. Tjetri ishte Shejkh Muhamed Hajat es-Sindi. Ka mundësi që

Imami të ketë mësuar edhe me dijetarë të tjerë aty.

Pastaj ai udhëtoi drejt Irakut për të kërkuar dije. Mbërriti në Basra dhe aty u

takua me dijetarët e vendit me të cilët mësoi.

Ai e nisi misionin e tij nga Iraku. Atje i thirri njerëzit në Teuhid dhe në Sunetin

e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ai deklaroi se ishte detyrë për çdo

Musliman që ta ndjekë fenë e tij hap pas hapi në përputhje me Kur'anin dhe

Sunetin. Ai gjithashtu hyri në debat me disa nga dijetarët aty. Në këtë mënyrë

ai u bë i famshëm mes mësuesve të tij. Ai pati një debat me një nga dijetarët e

shquar, Shejkh Muhamed el-Mexhmuei.

Megjithatë, disa dijetarë të pamoralë u rebeluan kundër tij, kështu që ai u

largua nga Basra. Edhe pse synimi i tij ishte që të shkonte në Siri, ai hoqi dorë

nga kjo ide për shkak se nuk i mjaftonin të hollat dhe udhëtoi për në Zubejr.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!