31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Besimi përbëhet prej fjalës dhe veprës, ai shtohet dhe mangësohet”.

Thuhet në transmetimin:

Shpjegimi:

“Besimtari me besim më të plotë është ai me moral të mirë.”1

Besimi përbëhet prej fjalës dhe veprës; fjalë e zemrës dhe e gjuhës, si dhe vepra

e zemrës dhe gjymtyrëve të trupit. Ne gjithashtu mund të themi se besimi

përbëhet nga fjala, vepra dhe bindja me zemër, dhe se ai shtohet me vepra të

mira dhe mangësohet me mëkate. Ky është përkufizimi i besimit sipas Ehl-us-

Sunnetit dhe Xhematit.

Edhe Hauarixhët besojnë se besimi përbëhet nga fjala, vepra dhe bidja.

Megjithatë, ata besojnë se besimi as nuk shtohet e as nuk mangësohet. Kurdo

që një mysliman kryen një mëkat të madh ai del nga Islami, thonë ata.

E kundërta e tyre janë Murxhiat që thonë se besimi përbëhet vetëm nga besimi

i zemrës, ose nga njohja me zemër, gjë të cilën e thonë Xhehmitë. Murxhitë

ekstrem besojnë se besimi përbëhet vetëm nga besimi i zemrës.

Sipas Murxhiah Fukahave besimi përbëhet nga besimi me zemër dhe të

shprehurit me gjuhë. Ata përjashtojnë veprat nga besimi.

Ehlus-Sunneti besojnë se besimi përbëhet nga veprat e zemrës dhe veprat e

gjymtyrëve pas bindjes. Besimi pra përbëhet nga bindja dhe veprat e zemrës,

duke përfshirë frikën ndaj Allahut, dashurinë për Allahun, shpresën në

Allahun, përmallimin për Allahun dhe mbështetjën në Allahun. Gjitha këto i

përkasin veprimeve të zemrës. Këto janë thelbi i besimit. Besimi nuk mund të

ekzistojë pa to. E njëjta gjë vlen edhe për veprat e gjymtyrëve të trupit sikurse

agjërimi, namazi, zekati, xhihadi dhe detyra të tjera. Madje i përket besimit

edhe të largosh diçka të dëmshme nga rruga;

“Besimi është më shumë se shtatëdhjetë degë. Më e larta e saj është fjala

“La ilahe ilAllah”, dhe më e ulëta është të largosh diçka të dëmshme nga

rruga. Turpi është gjithashtu një degë nga degët e besimit.”2

Ky besim shtohet me vepra të mira dhe mangësohet me mëkate. Ai shtohet

derisa të bëhet sa kodra dhe mangësohet deri sa ai të peshon më pak se një

milingonë.

Murxhiat mendojnë se besimi as nuk shtohet as nuk mangësohet. Sepse sipas

tyre besimi përbëhet vetëm nga besimi me zemër prandaj ai nuk mund të

mangësohet. Ata thonë se besimi me zemër nuk pranon mangësim, nëse ai do

të pranonte mangësim atëherë njeriu do të dilte nga besimi. Prandaj ai nuk

mangësohet. Ata gjithashtu besojnë se besimi nuk ndryshon tek njerëzit. Të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!