31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Imam Muhamed bin ‘Abdul-

Uehab, jeta dhe misioni i tij:

Kur flasim për muxhedidët dhe thirrësat, duke sjellë në kujtesë rrethanat,

virtytet dhe veprimtaritë e tyre plot vlera dhe duke përshkruar vërtetësinë dhe

sinqeritetin në jetën dhe thirrjen e tyre, njerëzit shpirtmirë dëgjojnë me dëshirë

të madhe dhe rehatohen plot kënaqësi. Kushdo që është i kapur pas Islamit

dhe e do përmirësimin dhe predikimin nuk mund të rrijë mënjanë nga të tilla

fjalime.

Dëshiroj t’ju flas për një njeri të madh, një muxhedid i shquar dhe një thirrës i

zellshëm i cili u shfaq në gadishullin Arabik në shekullin e dymbëdhjetë pas

Hixhretit, Imami, Shejkh Muhamed bin ‘Abdul-Uehab bin Sulejman bin ‘Ali et-

Temimi el-Hanbeli en-Nexhdi. Ai është i mirënjohur tek njerëzit, e në mënyrë të

veçantë tek dijetarët, udhëheqësit, të vjetrit dhe zyrtarët e lartë brenda dhe

jashtë Gadishullit. Shumë autorë kanë shkruajtur rreth tij dhe shumë të tjerë e

kanë përmendur atë në mënyrë të veçantë në shkrimet e tyre. Madje edhe

orientalistët kanë shkruajtur rreth tij. Shumë të tjerë e kanë vlerësuar dhe e

kanë lavdëruar atë në veprat e tyre rreth historisë dhe personaliteteve që sollën

përmirësimin.

Ata që nuk kanë patur paragjykime e kanë përshkruajtur Shejkhun si një

përmirësues dhe ringjallës i madh i Islamit dhe kanë pranuar se ai ka qenë në

Rrugën dhe Dritën e ndriçuar nga Zoti i tij. Është e vështirë t’i përmendim të

gjithë autorët, por ia vlen t’i përmendim disa prej tyre. Prej tyre ishte autori i

madh, Ebu Bekr Shejkh Husejn bin Ganam el-Ahsai. Ai ka shkruajtur mjaft

mirë për Shejkhun dhe misionin të tij dhe u ka bërë dobi shumë njerëzve. Ai ka

shpjeguar me hollësi në librin e tij jetën dhe fushatat e Shejkhut si dhe thirrjen

dhe argumentimet e tij nga Kur'ani.

Një autor tjetër ishte Shejkhu, Imam ‘Uthman bin Bishr, i cili në veprën e tij

“Flamuri i Lavdisë” ka shkruajtur për jetën e Shejkhut, thirrjen, fushatat dhe

Xhihadin e tij.

Mes autorëve të tjerë jashtë Gadishullit ishte Dr. Ahmed Emin, i cili e vlerësoi

atë në librin e tij të titulluar “Prijësat e Mëdhenj të Përmirësimit Islamik”.

Një tjetër dijetar i madh ishte Mes’ud Alam Nedeui, i cili shkroi për të një libër

me titull “Reformatori i Persekutuar”, një nga biografitë më të arritura për

këtë Imam. Dijetari i madh Muhamed bin Isma`il San’ani, i cili ishte një

bashkëkohës i Imamit, ka thirrur në Islam sipas aftësisë së tij. Kur dëgjoi për

aktivitetin e Imamit, ai e falenderoi Allahun plot gëzim. Poashtu, edhe dijetari i

madh, Shejkh Muhamed bin ‘Ali Sheukani, autori i veprës “Nejlul-Eutar”, ka

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!