31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ahmedit nuk duhet të kuptohen pa kufizim, sepse Allahu na ka lejuar që të

debatojmë në një mënyrë të mirë. Nëse debati përmbushë kushtet, qëllimi i

debatuesit është që fitorja të triumfojë dhe të mos ketë për qëllim krenimin,

mendjemadhësinë, inatin. Pra ti debato me të dhe sqaroja në mënyrën më të

mirë. Por nëse ai tenton kah zemërimi, kacafytja dhe dëshira për lavdërim,

atëherë mos debato me të.

Vinin disa Hauarixh tek Shejkh Ibn Bazi RahimehUllah për të debatuar me të;

ai nuk debatonte me ta. Vinin disa Rafidah tek ai për të debatuar me të; ai nuk

debatonte me ta.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“përderi sa ai nuk braktis debatimet dhe nënshtrohet dhe i beson

transmetimeve.”

Kjo është e detyrueshme. Ti duhet tu besosh transmetimeve, t’ua kumtoshë ato

njerëzve, t’ua shpjegoshë ato dhe t’ua sqaroshë atyre në qoftë se ata e kanë

vështirë që ti kuptojnë ato. Nëse një person dëshiron të debatojë me ty në

mënyrë të bukur dhe të përfitojë, atëherë ti duhet ti´a qartësosh atij. Nëse ai ka

një dyshim ti ia likuidon atë me mirësi, me urtësi dhe në mënyrë të mirë. Dhe

në qoftë se ai vetëm dëshiron të grindet, ti nuk duhet të debatoshë me të. Një

person i tillë nuk është në kërkim të vërtetës dhe ti nuk arrin askund me të.

______________________________

1 - Ibn Maxheh (85).

19. Kurani është fjala e

Allahut dhe nuk është e

krijuar.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Kurani është fjala e Allahut dhe nuk është e krijuar. Njeriu nuk duhet të

tërhiqet nga fjala se Kurani nuk është i krijuar. Të folurit e Allahut nuk

është i ndarë nga Ai dhe asgjë nga Ai nuk është krijuar. Unë të

paralajmëroj ty që të mos debatosh me ata që shpikin në këtë çështje.” Ai

që thotë se shqiptimi i Kuranit është i krijuar ose qëndron pasiv në këtë dhe

thotë:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!