31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“…dhe që të besosh në kaderin, të mirën dhe të keqen.”

Ky është kaderi i përgjithshëm, burim i të cilit është dija gjithëpërfshirëse dhe e

përjetshme e Allahut, dhe të cilin Ai Tebarake ue Te‘ala e ka shkruar në

pllakën e ruajtur. Hadithi i Ibn Mesudit flet në lidhje me kaderin e jetëgjatësisë,

do të thotë kaderin e jetëgjatësisë së çdo njeriu. Në hadithin e tij thuhet:

“Na tregoi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, i besueshmi

dhe atij që i zihet besë: “Çdo njëri prej jush formohet në barkun e nënës

së tij një pikë uji për dyzet ditë. Pastaj ai bëhet pikë uji po aq kohë.

Pastah ai bëhet gjak i ngjizur po aq kohë. Pastaj bëhet një copë mishi po

aq kohë. Pastaj i dërgohet një engjëll atij i cili urdhërohet që ti shkruaj

katër gjëra; rrizkun e tij, sa do të jetojë, veprimet e tij dhe nëse ajo do të

jetë i banorë i xhenetit apo i zjarrit.” 1 Ky është kaderi i jetëgjatësisë.

Ka edhe diçka që quhet “kaderi i vitit.” Ai vendoset gjatë Natës së Kadrit.

Allahu Tebarake ue Te‘ala ka thënë:

“Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit).

Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm. Në atë

(natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.” 2

Atë natë, Allahu i shkruan veprat e mira dhe të këqija të njeriut, aksidentet

dhe të ngjashme. Kaderi që vendoset atë natë quhet “kaderi i vitit”.

Ekziston edhe kaderi i ditës dhe kjo është gjitha ajo që engjëjt shkruajnë nga

veprimet e përditshme të njeriut.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Pyetjet të tilla si “Përse?” dhe “Si?” nuk duhet të bëhet.”

Mos pyet përse Allahu e ka bërë atë dhe ka vendosur këtë, ka lejuar atë dhe ka

ndaluara këtë. Qëllimi është që të besosh, të dorëzohesh dhe të nënshtrohesh.

Sepse pyetje të tilla mund të jenë për shkak të kundërshtimit ndaj Allahut

Tebarake ue Te‘ala, kaderit të Tij, sheriatit të Tij, urdhërave të Tij dhe

ndalesave të Tij. Ti vetëm se mund të nënshtrohesh dhe veçanërisht kur është

fjala për kaderin. Sepse kaderi është fshehtësia e Allahut Tebarake ue Te‘ala. Ti

duhet të kënaqesh me atë që ti di lidhur me kaderin, pjesës tjetër duhet ti

nënshtrohesh. Mos thuaj “Përse?” ose “Si?”.

Imam Ahmedi ka thënë:

“Qëllimi është që vetëm ta konfirmosh atë dhe të besoshë në të.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!