31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

13. Besimi në kaderin nuk e

kundështonë praktikën

përgjatë Sheriatit.

Besimi në kader, në të mirën e saj dhe të keqën e saj nuk e kundërshton të

vepruarit sipas Sheriatit. Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Veproni! Çdonjërit i është lehtësuar ajo për të cilën është krijuar.”

Kështu tha ai kur u pyet në lidhje me rëndësinë e veprimeve të kësaj jete. A (të

veprojmë) kur është tharë ngjyra dhe vendimet janë marrë apo çdo gjë është e

papërcaktuar? Ai sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem tha të veprohet në atë që boja

është tharë dhe vendimet janë marrë. Kur ata e pyetën cili ishte qëllimi me

veprimin, ai u përgjigj:

“Veproni! Çdonjërit i është lehtësuar ajo për të cilën është krijuar.” 1

Njerëzve fatlum (banorë të Xhenetit) u janë lehtësuar bërja e veprimeve të

njerëzve fatlumë dhe njerëzve fatkeq (banorëve të zjarrit) u janë lehtësuar

bërja e veprimeve të njerëzve fatkeq. Fjalët e Profetit sal-lAllahu 'alejhi ue sellem:

“Veproni!”

ka për qëllim veprimet sipas sheriatit të Allahut. Vepro sipas mesazhit të të

dërguarëve. Bindjuni të dërguarëve. Allahu të ka dhënë zgjedhje dhe afësi. Ai të

ka dhënë mendje në mënyrë që të mund të bëshë dallimin në mes të vërtetës

dhe gënjeshtrës, udhëzimit dhe gabimit, bindjes dhe mosbindjes. Allahu do të

vë në gjyq për të gjitha këto shqisa që Ai ti ka dhënë. Këto shqisa e bëjnë të

dalloj nga kafshët dhe objektet e pajetë. Përgjegjësia yte para Allahut Tebarake

ue Te‘ala është e lidhur me to dhe ato janë vendimtare për të dhe ato janë

përcaktuese se a do të shpërblehesh apo dënohesh.

______________________________

1 - Bukhari (4949).

14. Katër llojet e kaderit.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“…Besimi në hadithet që kanë ardhur në lidhje me të.”

Do të thotë në lidhje me kaderin. Një nga hadithet është hdithi i Xhibrilit:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!