31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nëse ti ke dituri dhe mund të sqarosh gjërat, të lejohet ti thërrasësh injorantët

dhe mashtruesit në të vërtetën dhe tu´a sqarosh atyre. Por që të ulesh me ta në

formën e miqësisë, shoqërimit dhe si kalim kohe, ky është një gabim që të

shpie në devijim. I mençuri është i detyruar që t’u shmanget gjërave të tilla.

Sahabët paralajmëruan ndaj këtyre gjërave. Ibn Abasi radijAllahu anhuma dhe

imamët e respektuar prej pasardhësve sikurse Ejub es-Sikhtijani dhe Ibn Sirin

(RahimehUllah) janë shembull për këtë. Ata nuk dëgjonin prej bidatçive edhe

nëse bidatçiu do të lexonte një hadith apo një ajet Kur’ani. Kur ata u pyetën

për arsyen ata thanë se frikësoheshin që të goditen nga një sprovë e

pashërueshme. Asgjë nuk korrespondon me gjendjen e shëndoshë. Njeriu nuk

duhet të vë veten në sprova dhe sidomos nëse ajo e di se ajo është e dobët.

______________________________

1 - 6:68

2 - Muslimi (6).

07. Qëndrimi i Sunnetit lidhur

me Kuranin.

Imam Ahmedi (RahimehUllah) ka thënë:

“Ne besojmë se Sunneti janë transmetimet e të Dërguarit të Allahut sallAllahu

'alejhi ue sel-lem. Sunneti shpjegon dhe sqaron Kuranin. Nuk ka

asnjë analogji në Sunnet. Ai nuk duhet të krahasohet me diçka tjetër. Ai

nuk kuptohet me anë të logjikës dhe epsheve. Qëllimi është vetëm të

pasosh Sunnetin dhe t’u shmangesh epsheve.”

Shpjegim:

Ai tha: “Ne besojmë se Sunneti janë transmetimet e të Dërguarit të Allahut

sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.”

Çfarë është Sunneti? Po, transmetimet e të Dërguarit të Allahut. Do të thotë,

fjalët, veprimet dhe miratimet e tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Ne kemi

Kuranin dhe ne e kemi Sunnetin.

Sunneti pra janë transmetimet prej fjalëve, veprimeve dhe miratimeve të

Dërguarit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Kjo është ajo që Allahu Tebarake ue

Te‘ala na ka urdhëruar që ta pasojmë dhe të kapemi për të. Ai tha kur sqaroi

poziten dhe qëndrimin e Sunnetit lidhur me Kuranin:

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!