31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ahmed ibën Hanbeli 204 ka thënë: “Vdiq njëri prej shokëve të mi dhe e

panë në ëndërr. Ai tha: “I thoni Ebu Abdullahut (imam Ahmedit): “Kapu

fort pas Sunetit sepse gjëja e parë për të cilën Allahu më pyeti ishte

Suneti.”

Imam Ahmedi (RahimehUllah) është njëri prej katër imamëve të katër

medhhebeve të njohura të Ehlus Sunetit. Imam Ahmedi lindi në vitin 164 h.,

në qytetin e Bagdadit, në Irak.

Që në fëmijërinë e tij u dallua dhe u shqua nga moshatarët e tij. E mësoi

Kuranin përmendësh në moshë shumë të re dhe që në moshë të re filloi të

kërkonte dituri. Në fillim mori dituri nga dijetarët e vendit të tij dhe më pas

filloi të udhëtojë në kërkimin e diturisë nga dijetarët e vendeve të tjera islame,

si në Mekë, Medinë, Basra, Jemen e kështu me radhë. Ai udhëtoi për në Basra

më shumë se pesë herë duke kërkuar dituri nga dijetarët e hadithit, kurse drejt

Hixhazit udhëtoi disa herë.

Nga dijetarët më të dalluar që takoi aty ishte imam Shafiu. Prej tij mori bazat

në fushën e hadithit, fikhut dhe shumë njohuri të tjera. Ai përfitoi shumë nga

ibën Ujejne, RahimehUllah, i cili ishte nga dijetarët më të dalluar në kohën e

tij. Shkoi të kërkojë dituri edhe në Jemen, në qytetin San’a, ku dëgjoi hadithe

nga dijetari i nderuar Abdurrazak ibën Hemami.

Udhëtimet e tij në kërkim të diturisë ishin të shumta, por edhe të

mundimshme. Imam Ahmedi u përball me vështirësi të shumta në kërkimin e

diturisë, në veçanti kur udhëtoi për në Jemen, mirëpo dashuria e tij për

diturinë dhe në veçanti për kërkimin e hadithit e bëri të jetë i paluhatshëm në

këtë qëllim dhe të përballojë çdo vështirësi që i paraqitej në rrugën drejt

diturisë.

Këto vështirësi me të cilat përballej imam Ahmedi ishin si parapërgatitje për një

të ardhme të afërt, kur u sprovua me një sprovë shumë të madhe. Kjo sprovë

ishte dalja në shesh e mendimit të grupimit të mutezilive, i cili përkrahej nga

prijësi i muslimanëve në atë kohë.

Mendimi i tyre ishte se Kurani nuk është Fjala e Allahut të Lartësuar, por është

i krijuar. Kjo vendosmëri e paluhatshme e imam Ahmedit bëri që i gjithë umeti

i Muhamedit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem të mbështetej tek ai kur u kaplua

nga kjo sprovë e madhe dhe e pabazë, e cila nuk ishte tjetër vetëm se pjellë e

atyre që pasonin logjikën dhe epshet e tyre duke lanë anash Sunetin e pastër të

të Dërguarit sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.

Kërkuesit e dijes udhëtonin me kilometra të tëra për të dëgjuar nga imam

Ahmedi qoftë edhe një hadith sepse ishte nder për ta. Nga ai transmetonin

hadithe edhe dijetarët me eminentë që njihte bota islame në atë kohë, si: Veki’

ibën Xherrah, imam Shafiu, Alij ibën Medini, Kutejbe ibën Seidi etj. Imam

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!