31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

qenë me Profetët, besnikët, dëshmorët dhe vepërmirët sepse i është bindur

Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Allahu i Madhëruar thotë:

“Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve

Allahu u ka dhënë mirësi të madhe: me Pejgamberët, të sinqertët,

dëshmorët dhe të mirët. Eh sa shokë të mirë janë ata!” (En Nisa: 69)

Fjala e tij “dhe shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem

janë të qetë prej gjuhës së tij”, do të thotë se nuk i nënçmon, nuk ua ul vlerën

atyre dhe nuk hedh baltë mbi ta. Allahu i Lartësuar thotë:

“Edhe ata që erdhën pas tyre thonë: “O Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit

tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të

ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe

Mëshirëplotë!” (El-Hashr: 10)

Shejkhul Islam Ibën Tejmijeh (RahimehUllah), në El Akidetu el Uesitijjeh ka

thënë: “Prej bazave të pasuesve të Sunetit dhe xhematit është se zemrat

dhe gjuhët e tyre janë të pastra në lidhje me shokët e të Dërguarit të

Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem. Pastaj ai përmendi ajetin: “Edhe ata

që erdhën pas tyre thonë: “O Zoti ynë, falna ne”, kjo është pastërtia e

gjuhëve, “dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo

që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve”, ndërsa kjo

është pastërtia e zemrave për shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi

ue sel-lem.

Bishru ibën el Harith ka thënë: “Islami është Suneti dhe Suneti është

Islami.” Fudajl ibën Ijadi ka thënë: “Kur shoh ndonjë person prej

ndjekësve të Sunetit, më duket sikur po shoh ndonjërin prej shokëve të të

Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, ndërsa kur shoh ndonjë

person prej ndjekësve të bidatit, më duket sikur po shoh ndonjë person

prej munafikëve.”

Kjo është fjalë e madhe dhe me vlerë, pjesa e parë e së cilës është prej fjalës së

imam Shafiut (RahimehUllah): “Nëse shoh ndonjë person prej dijetarëve të

hadithit, më duket sikur shoh ndonjë person prej shokëve të të Dërguarit

të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.”

Junus ibën Ubejdi ka thënë: “Është për t’u çuditur me atë që fton sot në

Sunet, por çudi më e madhe se kjo është ajo e atij që i përgjigjet Sunetit

dhe e pranon atë.”

E ka nxjerrë Ebu Nuajm në El Hiljetu (3/21), Ibën Batta në El Ibanetul Kubra

(20), El Lalikai në Sherh Usulu Itikadi ehlus sunet (21, 22 dhe 23) si dhe El

Mizi në Tedh’hibul Kemal (32/527), prej rrugëve të transmetuara nga Junus

ibën Ubejdi me zinxhirë të mirë (hasen).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!