31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

“Kush nuk dëshmon për atë për të cilin i Dërguari i Allahut sal-lAllahu

'alejhi ue sel-lem ka dëshmuar se është prej banorëve të xhenetit, ky

person është bidatçi, i humbur dhe dyshues në atë që ka thënë i Dërguari

i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem.”

Imam Salih el-Feuzan (hafidhahUllah) në lidhje me fjalën e autorit: “Kush nuk

dëshmon për atë për të cilin ka dëshmuar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu

'alejhi ue sel-lem se është prej banorëve të xhenetit, ky person është

bidatçi, i humbur” thotë se të dëshmuarit se personi është prej banorëve të

xhenetit dhe se filani është prej banorëve të zjarrit te pasuesit e Sunetit dhe

xhematit ka sqarime. Për atë që i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sellem

ka dëshmuar se është banor i xhenetit apo zjarrit, edhe ne e dëshmojmë

atë gjë, pasi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem

“nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje

hyjnore, që i vjen atij.” (En-Nexhm: 3-4)

ndërsa për atë person që s’ka ardhur argumenti se është prej banorëve të

xhenetit apo të zjarrit, ne nuk dëshmojmë, por shpresojmë tek Allahu për

vepërmirët dhe frikësohemi për gjynahqarin. Kjo sa u përket personave në

veçanti, kurse për sa i përket aspektit të përgjithshëm, ne besojmë se

besimtarët do të jenë në xhenet dhe të gjithë jobesimtarët do të jenë në zjarr.

Shejkh Abdul-Aziz ibën Abdullah er Raxhihi (hafidhahUllah) thotë se është

detyrë për çdo musliman që të dëshmojë me xhenet për atë që ka dëshmuar

Profeti sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, siç janë dhjetë të përgëzuarit me xhenet,

Hasani dhe Husejni. Kush nuk dëshmon për këta persona se janë banorë të

xhenetit, ai është bidatçi dhe i humbur, dyshues në atë që ka thënë i Dërguari i

Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem; vetëm në rast se atij nuk i ka arritur kjo

gjë, atëherë ai është i justifikuar. Por nëse atij i shkon teksti, është detyrë për

të që të dëshmojë me xhenet për atë njeri që kanë dëshmuar tekstet.

Malik ibën Enesi (RahimehUllah) ka thënë: “Kush kapet fort pas Sunetit dhe

shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem janë të qetë

prej gjuhës së tij dhe vdes në këtë gjendje, ai ka për të qenë me Profetët,

besnikët, dëshmorët dhe vepërmirët, edhe nëse në punët e tij ka

mangësi.”

Imam Salih el-Feuzan thotë: “Fjala e imam Malik ibën Enesit (radijAll-llahu

anhu): “Kush kapet fort pas Sunetit dhe shokët e të Dërguarit të Allahut

sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem janë të qetë prej gjuhës së tij dhe vdes në

këtë gjendje, ai ka për të qenë me Profetët, besnikët, dëshmorët dhe

vepërmirët”, do të thotë se kushdo që kapet fort pas Sunetit të të Dërguarit të

Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem me dije, punë dhe besim dhe vdes në të

dhe shokët e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem janë të qetë

prej gjuhës së tij, pasi nuk ka hedhur baltë mbi ndonjërin prej tyre, ai ka për të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!