31.05.2021 Views

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

Dhuratë Speciale për Drilon Gashin

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

të Allahut sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, ndërsa kur shoh ndonjë person

prej ndjekësve të bidatit, më duket sikur po shoh ndonjë person prej

munafikëve.”

Junus ibën Ubejdi ka thënë: “Është për t’u çuditur me atë që fton sot në

Sunet, por çudi më e madhe se kjo është ajo e atij që i përgjigjet Sunetit

dhe e pranon atë.”

Ibën Avni në momentet e fundit të jetës thoshte: “Suneti, Suneti dhe ruhuni

prej bidateve!” E tha këtë gjë derisa vdiq.

Ahmed ibën Hanbeli 204 ka thënë: “Vdiq njëri prej shokëve të mi dhe e

panë në ëndërr. Ai tha: “I thoni Ebu Abdullahut (imam Ahmedit): “Kapu

fort pas Sunetit sepse gjëja e parë për të cilën Allahu më pyeti ishte

Suneti.”

Ebu el Alijeh ka thënë: “Kush vdes duke qenë në Sunet dhe duke mos u

bërë e qartë ndonjë gjë që e kundërshton atë, ai është i sinqertë.”

Kanë thënë: “Të kapurit pas Sunetit është shpëtim.”

Sufjan eth Theuri (RahimehUllah) ka thënë: “Kush dëgjon me veshët e tij

pasuesin i bidatit, ai ka dalë prej mbrojtjes së Allahut dhe është lënë në

të”, d.m.th. te bidati.

Davud ibën ebi Hindi (RahimehUllah) ka thënë: “Allahu i Lartmadhëruar i

shpalli Musait birit të Imranit: “Mos qëndro me pasuesit e bidateve, ngase

qëndrimi me ta do të ngjallë dyshim në zemrën tënde prej asaj që thonë,

ndërsa Unë do të të hedh në zjarrin e xhehenemit.”

Kjo nuk është fjalë e Davud ibën ebi Hindit. Shejh Ahmed ibën Jahja en

Nexhmi (RahimehUllah) thotë: “Kjo fjalë është e ekzagjeruar, ndoshta ai e

ka marrë nga Tevrati.”

Fudajl ibën Ijadi (RahimehUllah) ka thënë: “Kush ulet me ndjekësin e bidatit

nuk ka për t’iu dhënë urtësia.” (E ka nxjerrë Bejhakiu në Shubel Ijman

(7/64, me nr. 9482); El Lalikai në Sherhu Itikad (4/638, me nr. 1149); Ebu

Abdurrahman es Sulemij në Tabekatus Sufijeh (fq. 9-10, me nr. 2) etj.)

Fudajl ibën Ijadi ka thënë: “Mos u ul me ndjekësin e bidatit ngase

frikësohem se mbi ty do të zbresë mallkimi.” (E ka nxjerrë Bejhakiu në

Shubel Ijman (7/63-64), dhe prej rrugës së tij Ibën Asakiri në Historinë e tij

(48/398), El Lalikai në Sherhu Itikad (1/137, me nr. 262) dhe Ibën Batah në

Ibanetul Kubra (441 dhe 451).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!